Kosova nuk është e barabartë në dialog, Kurti dëshiron të ndryshojë një praktikë të padrejtë

Politika

Kosova nuk është e barabartë në dialog, Kurti dëshiron të ndryshojë një praktikë të padrejtë

Nga: A.SH Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:40
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti edhe sot po qëndron prë vizitë në Bruksel. Ndër takimet që ka zhvilluar është ai me shefin e NATO-s Jens Soltenberg dhe ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell.

Kurti sa i përket takimit me presidentin serb për bisedime e ka refuzuar pjesëmarrjen.

“Unë nuk mund të marrë pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari, Borrell, nga mesi i muajit maj ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Analisti Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Kurti ka vepruar me të drejtë para se ta refuzonte kërkesën e Borrell, duhej ta konfirmonte apo jo pjesëmarrjen e tij në atë takim.

“Kurti, me të drejtë ka vepruar, sepse para se ta refuzonte kërkesën e Borrell, duhej ta konfirmonte apo jo pjesëmarrjen e tij në atë takim. Ky është një lëshim i Borrellit nga pakujdesia. Z. Borrell e ka për obligim të konsultohet me presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, para se të takohen në Bruksel, apo kudo tjetër për vazhdimin të negociatave”, shprehet Bytyçi.

Sipas tij, BE më shumë e ka vlerësuar palën serbë dhe janë konsultuar me ta për takime deria palën e Kosovës vetëm e kanë futar të merr pjesë.

“Edhe në të kaluarën palën serbe e kanë vlerësuar shumë më të rëndësishme se palën e Kosovës në takimet e Brukselit, për vazhdimin e negociatave, përherë janë konsultur me palën serbe për ta konfirmuar pjesëmarrjen në takimet e Brukselit me palën shqiptare, ndërsa palën shqiptare e kanë ftuar të merr pjesë pa marrë parasysh konfirmimin e saj paraprakisht për tu takuar me palën serbe në Bruksel”, ka thënë Bytyçi.

Më fund ai thotë se, Kurti dëshiron të ndryshojë një praktikë të tillë të pa drejtë për Kosovën

“Z. Kurti dëshiron të ndryshojë një praktikë të tillë të padrejtë për Kosovën. Atë që duhet ta kuptojnë definitivisht negiciatorët e Kosovës në negociata me palën serbe në Bruksel, për arritjen e një Marrëveshje paqësore Kosovë - Serbi, është se nuk është e barabartë pala e Kosovës me palën serbe në këto negociata, pavarësisht se cili do të jetë fundi i këtyre negociatave”, ka deklaruar Adem Bytyçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat