Analisti flet për letrat e Thaçit dhe Ramës, tregon mesazhin e tyre

Politika

Analisti flet për letrat e Thaçit dhe Ramës, tregon mesazhin e tyre

Nga: M.H. Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:58
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Kohëve të fundit “dashuria vllazërore” mes kryeministrit të Shqipërisë dhe ish-presidentit Hashim Thaçi është shtuar.

Ata po shkëmbejn letra nga largësia duke treguar lidhjen e ngushtë që kanë mes veti, njëkohësisht duke uruar njëri-tjetrin, shkruan “Bota sot”.

I pari që shkroi ishte kryeministri Rama i cili ia uroi ditëlindjen Thaçit me një shkrim të gjatë duke treguar momente që kanë kaluar së bashku.

Menjëhere pas tij ishte ish-presidenti Thaçi i cili ia uroi fitoren kryeministrit Rama në zgjedhjet që u mbajtën në Shqipëri, e që e nxorën fituese PS-në.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, i cili u shpreh që letrat nuk ishin në frymën politike.

Sipas Mehazit Thaçi ka shkruar në atë mënyrë që na ka vë në pikëpytje nëse ai e ka shkruar këtë letër pasiqë i ngjasonte prozës poetike, mirëpo që fitorja e Ramës e kishte ngushëlluar sado pak.

Image
Sulejman Mehazi

“Pikë së pari letra e Hashim Thaçit dërguar Edi Ramës nuk e kishte frymën politike, po e të një shkrimtari, si vërehet burgu i Hagës, Hashim Thaçin, e ka bërë shkrimtar, aq rrjedhshëm ishte e shkruar letra uruese sa që na shkonte mendja se mos vallë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ia ka shkruar dikush tjetër letrën e jo vetë ai, pasi letra e kishte formën e prozës poetike. Sipas letrës vërehej se fitorja e Edi Ramës sado kudo e kishte ngushëlluar, i kishte dhënë një fllad shpirtëror sa për t"iu larguar mërzia e burgosjes së Hashim Thaçit”, u shpreh Mehazi.

Më tej, profesori thotë se letrat e tyre nuk ishin tjetër përveç letër halli e brenge dhe për të treguar dashurin “vëllazërore” që kanë mes veti.

“Shihej se letra e Hashim Thaçit ishte emocionale me frymë lirike e jo politike, letër halli e brenge e asgjë më shumë. Më parë "vëllai" i madh Edi Rama ia uroi ditëlindjen "vëllait" të vogël Hashim Thaçit të burgosur në Hagë, dhe ja dhe "vëllai" i vogël, Hashim Thaçi, nga burgu ia uron fitoren "vëllait" të madh Edi Ramës. Qëllimi i shkëmbimeve të letrave ishte për të treguar dashuri "vëllazëtore" kaq. Burgu i Hagës Hashim Thaçin e ka transformuar nga politikan në shkrimtar”, nënvizoi Mehazi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat