Opozita në dialog, komentohet deklarata e Kurtit

Politika

Opozita në dialog, komentohet deklarata e Kurtit

Nga: A.M. Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:34
Albin Kurti

Partitë opozitarë mund të përfshihen dialog.

Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar do të takohen me partitë opozitare në Kosovë për të diskutuar rreth çështjes së dialogut me Serbinë.

“Në të njëjtën kohë ne do të takohemi me partitë opozitare në Kosovë në mënyrë që të kemi edhe mendimet e tyre. Të kemi një dialog me principe dhe mirë të përgatitur. Nuk duam të bëjmë gabime, prandaj përgatitja e mirë do të thotë që e marrim shumë seriozisht. Fillimisht do të kemi këtë takimin e liderëve të Ballkanit perëndimorë këtë darkë pune dhe muajin qershor, diku mund të kemi fillimin e kapitullit tjetër të dialogut me praninë edhe të ndërmjetësueseve të BE-së”, ka thënë kryeministri Kurti në Bruksel.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se nëse të gjithë marrin pjesë në dialog, dhe së bashku mund të fitohet.

“Arritja e një uniteti në këtë çështje është mjaft pozitive. Po të themelohet një ekip uniteti do të ishte ideale për të arrit një konsensus, ku të gjithë do marrin pjesë në dialog, së bashku mund të fitohet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, Burjani ka theksuar se ky qëllim i kryeministrit Kurti të mos jetë vetëm formal.

“Qëllimi i Kurtit të mos jetë vetëm formal, por real dhe pragmatik. Pra i dobishëm për të gjithë Kosovën”, ka theksuar Burjani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat