Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Bruksel. Përgjatë këtyre ditëve, Kurti ka pasur takime të shumta me zyrtarë të lartë të Bashkimet Evropian.
Kryeministri Albin Kurti ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve.
Në këtë fjalim, Kurti ka renditur 4 kushtet për të bërë dialog me Serbinë, njëra ndër këto kushte ka qenë pranimi i së vërtetës, serbia duhet të pranoj krimet e së kaluarës.
Kurti ka shtuar se për të ndaluar gjenocidin, NATO është dashur ta bombardoj Beogradin, sepse ishte Beogardi me regjimin e Millosheviqit që kishte kryer gjenocid në Kosovë.
Lidhur me këtë në një prononcim për “Bota sot”, analisti Rexhep Shahu, ka deklaraur se Kurti ua bëri të qartë se Kosova nuk ka bisedime mbi territor.
Ai thotë se në bisedime duhet të përfshihen edhe amerikanët sepse, sipas Shahut kështu mund të zgjidhet përfundimisht çështja shqiptaro serbe.
“Qëndrimi i Kurtit në Bruksel është korrekt, mendoj unë, konstruktiv, por nuk bëri ndonjë hata, nuk rrëzoi apo shkatërroi asgjë, bëri të qartë atë që Kosova nuk i ka çfarë të japë teritor dhe nuk ka bisedime mbi teritor. Shpresoj se mbi këtë çështje janë të gjithë të pajtuar në Bruksel. Përveç se nga serioziteti i palës shqiptare që duhet ta artikulojë qartë se nuk është agresorë por viktimë që e ka fituar lirinë e pavarësinë me luftë, përveç seriozitetit e qëndresës së palës shqiptare, nuk besoj në sukses nëse nuk do të jenë palë në bisedime amerikane. Une besoj se vetëm amerikanët do ta zgjidhin perfundimisht çështjen shqiptaro serbe”, ka theksuar Shahu për “Bota sot”.