Ish zëvendësministri i drejtësisë, Florian Dushi, është rikthyer në punën e tij të mëparshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
LDK sot ka marrë vendim që ai të jetë përfaqësues i partisë në KQZ-, shkruan Bota sot.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dhënë detyrën e re Dushit, derisa tani ai do ta zëvendësojë Sami Hamitin.
Florian Dushi ka qenë përfaqësues i LDK-së në KQZ për shumë vite./BS/
