Gjatë ditëve të fundit është zhvilluar një fushatë e egër ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, e cila kishe thënë se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale me materiale.
Gërvalla kishte deklaruar se në Speciale do të dërgoj materiale kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, gjithë ky debat është pasojë e shqetësimit që njerëz të klanit "Pronto" e kanë nga frika e konfiskimit të pasurisë.
“Debati për Donika Gërvallën është pasojë e shqetësimit që njerëz të klanit "Pronto" e kanë nga frika e konfiskimit të pasurisë. Të shqetësuar njerëz nga PDK sulmojnë njerëz të rëndësishëm të qeverisë për të larguar vëmendjen e qeverisë nga nismat kundër pasurisë së palejushme”, ka thënë Mehmeti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/10/auto_auto_faton16194204221620679760.jpg)
Sipas tij, të gjitha këto sulme janë të padrejta.
Tutja ka thënë se, PDK po përjeton fillimin e vështirë të larjes së mëkatëve për zhvatjen dhe gjithë dëmin që i ka shkatuar qytetarëve të Kosovës.
Të gjitha këto kanë krijuar sulmet e padrejta. Por, PDK ta ketë të qartë se e ka të humbur luftën me Donikën, njësoj siç e ka pasur me Rugovën. PDK, po përjeton fillimin e vështirë të larjes së mëkatëve për zhvatjen dhe gjitjë dëmin që i ka shkatuar qytetarëve të Kosovës.