Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, do të jetë fatale për serbët

Politika

Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, do të jetë fatale për serbët

Nga: A.SH Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:26
Liderët e rajonit në Bruksel

Një ditë më parë është mbajtur darka mes liderëve të Ballkanit në kryeqytetin e BE-së.

Atje mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti deklaroi se “duam dialog të përgatitur mirë, si palë të barabarta ku thelbi është që e ka thënë edhe Joe Biden se zgjidhja e ka emrin në formën togfjalëshit: njohje reciproke. Njoha reciproke do të kontribuonte shumë për paqen dhe sigurinë afatgjate në rajon”.

E kundër kësaj është presidenti serb Aleksandër Vuçiq, duke thënë se nuk do ta njohim Kosovën, por që do të vazhdojmë dialogun.

Analisti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Serbia do ta njoh Kosovën pavarësisht prononcimit të kundërt të presidentit aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Serbia do ta njoh Kosovën pavarësisht prononcimit të kundërt të presidentit aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, mirëpo këtë njohje nuk do ta bëjë publike Vuçiq, për të qetësuar opinionin e brendshëm publik në Serbi”, shprehet Bytyçi.

Sipas tij, Serbisë i mbesin dy alternative, pavarësinë e Kosovës dhe t'i bashkohej Evropës, gjegjësisht të shkojë me Rusinë ose zgjidhja tjetër do të jetë fatale për ekonominë Serbisë.

“Serbisë i mbesin dy zgjidhje ose ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe t'i bashkohej Evropës, gjegjësisht të shkojë me Rusinë. Zgjidhja e dytë do të jetë fatale për ekonominë Serbisë, prandaj është e pa besueshme se do ta bëj këtë. Madje Serbia edhe historikisht e ka një eksperiencë të hidhur me Rusinë pas luftës dytë botërore, jo vetëm që është detyruar të lenë në varfëri popullatën e vetë për ta ndihmuar popullin Rusë, por edhe ushtria ruse në Serbi këtë periudhë është sjellur shumë keq me gratë serbe”, përfundon Bytyçi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat