Eksperti i sigurisë flet për tensionet Kosovë-Serbi para rifillimit të dialogut - ja si duhet të veprojnë krerët shtetëror

Politika

Eksperti i sigurisë flet për tensionet Kosovë-Serbi para rifillimit të dialogut - ja si duhet të veprojnë krerët shtetëror

Nga: A.Morina Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Tani veçse dihet, se jemi në prag të rifillimi të dialogut Kosovë-Serbi, ku këtij procesi iu paraprinë shumë zhvillime politike.

Së pari, publikimi i ‘non-paperave’ mbi ndryshimin e kufijve, e më pastaj edhe përballja e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurtit, me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar tensionet që kanë shkaktuar publikimet e ‘non-paperave’ mbi ndryshimin e kufijv të shteteve të Ballkanit, pak para rifllimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se publikimi i ‘non-paperave’ ka jep shenja se procesi i dialogut ka hyrë në fazën më të rëndëshime, që nga fillimi i negociatave.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Në lidhje me dokumentet “non-paper” të cilat kanë qarkulluar në mediumet tregojnë që procesi i dialogut ka filluar të hy në një fazë të rëndësishme. Por është mirë që ti japim një pasqyrim të gjithë këtij procesi të ndarë në tri faza të cilat ndërlidhen deri të paraqitja e para e këtyre “non paper””, deklaroi eksperti i sigurisë.

Sipas Shalës, ‘non-paperat’ e përmbëjnë edhe fazën e fundit të dialogut. Ai përmendi edhe dy fazat e tjera që iu paraprinë dialogut Kosovë-Serbi.

“Faza e parë ishte përgatitja e një procesi i cili filloj 4 vite pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës ku si qëllim kishte përmbyllja e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Faza e dytë fillojë si procese tenike duke rrëshitur në një proces mbi stabilitetin e krijuar të Kosovës si rezultat i mbështetjes politike ndërkombëtare dhe faza e fundit është periudha nga viti 2018 deri në fund të 2020 ku ishin krijuar këto “non paper” në zyret e kancelarive evropiane”, theksoi ai.

Shala tregoi qëllimin kryesor të dokumeneteve të publikuara, ku sipas tij me këto ‘non-paper’ iu është matur percepimi i qytetarëve të Kosovës, duke shikuar nëse janë rë gatshëm që të pranojnë ndarjen mbi bazën e vijes etnike si dhe modeli i Republikës serbe në BiH.

“Ku qëllimi kryesor i këtyre dokumenteve që janë publikuar në opinion ishte që të ketë një matje të perceptimit se a janë të gatshëm qytetarët e Kosovës të pranojnë dy opsionet që janë paraqitur në to: ndarja mbi bazën e vijes etnike si dhe modeli i Republikës serbe në BiH”, nënvizoi ai.

Në fund, eksperti i sigurisë bëri thirrje te krerët institucional që të përmbahen në dekarimet e tyre, përballë provokimeve serbe, në mënyrë që të mos prishet bilanci demokratike në negociata Kosovë-Serbi.

“Krerët institucional duhet që të përmbahen nga deklarimet të cilat mund të krijojnë tensione të brendshme dhe që do prishte balancin demokratik i cili do reflektonte në raportet Kosovë/Serbi në këtë fazë”, përfundoi Drizan Shala, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat