Lajm i keq për Haradinajn, kryeministrit Kurti i vjen thirrja të bëjë padi ndaj tij – kjo është arsyeja

Politika

Lajm i keq për Haradinajn, kryeministrit Kurti i vjen thirrja të bëjë padi ndaj tij – kjo është arsyeja

Nga: A.Morina Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:04
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Albin Kurti që nga ardhja e tij në pushtet, ka qenë cak i kritikave dhe akuzave nga kundërshtarët e tij.

Krahas akuzave të ndryshme, deklarata e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ishte më e rënda, ku ai e cilësoi kryeministrin Kurti si agjent të Serbisë.

Kjo deklaratë e Haradinajt, padyshim që nxiti reagime të mëdha, ku shumica e kritikuan ashpër kreun e AAK-së, për një akuzë të tillë.

Atij iu kërkua që të mos bëjë akuza të tilla të pabaza, të cilat prekin dinjitetin kombëtar të Albin Kurtit.

Analisti politik, Faton Mehmeti tha se akuzat që po bëhen ndaj kryeministrit Kurti janë si shkak i mungesës së argumenteve për ta kritikuar Qeverinë aktuale.

Madje, ai akuzat për bashkëpunim me shërbime serbe i quajti idioteske, ku dihet se Kurti ka qenë i burgosur dhe i keqtrajtuar si mos më keq.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“Në mungesë të argumenteve për të bërë kritika ndaj qeverisë, Ramushi dhe një pjesë e opozitës përdorin këto akuza tashmë të konsumuara. Këto akuza për bashkëpunëtor të shërbimeve serbe janë idioiteske në vetvete, kur dihet se Albini ka qenë i burgosur dhe i keqtrajtuar si mos më keq”, deklaroi analisti.

Sipas Mehmetit, kryeministri Kurti duhet të padisë Ramush Haradinajn, i cili në mungesë të argumenteve, ai e sulmoi në bazë të dinjitetit kombëtar.

“Po të isha në vend të Albinit do të padisja Ramushin për shpifje, edhe pse kjo dëshmon më së miri mjerimin politik të AAK-së dhe Ramushit në tërësi. Mungesa e argumenteve për të kundërshtuar Qeverinë Kurti s’duhet të ishte e" leje" për të sulmuar tjetrin në bazë të dinjitetit kombëtar, edhe kur e di se ai na paska qenë “bashkëpunëtor i shërbimeve serbe"”, theksoi ai.

Në fund, analisti kërkoi përgjigje nga Haradinaj se pse bashkëpunoi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe e krijuan VLAN-in, pasi kishte ‘informacione’ se Kurti ka qenë bashkëpunëtor me shërbime serbe!?

“Nëse paska qenë Albini, pse bashkëpunoi Ramushi dikur me VV dhe Albinin, duke krijuar VLAN, me një parti dhe një lider që na paska qenë bashkëpunëtor etj. Ata që s’kanë argumente përdorin “patriotizmin me bateria" për të sulmuar të tjerët, apo për të ngritur veten. Tanimë të gjithë e dijmë kush ka qenë e kush jo bashkëpunëtor, Ramushi le t'i lë këtë përralla se iu ka dal "moda", qysh moti”, përfundoi Faton Mehmeti./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat