Shala: Gastronomia është ajo që është dëmtuar më së shumti nga masat anti-covid

Politika

Shala: Gastronomia është ajo që është dëmtuar më së shumti nga masat anti-covid

Nga: M.H. Më: 25 maj 2021 Në ora: 14:57
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala

Situata pandemike në vend po vazhdon të jetë prezente në vend mirëpo tashmë me një dozë më të lehtësuar.

Ky lehtësim po vjen si shkas i vaksnimit të qytetarëve të vendit dhe masave që janë marrë në këtë drejtim.

Por pavarësisht kësaj bizneset dhe gastronomia mbetën ato që janë prekur më së shumti nga kjo gjendje.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, i cili u shpreh gastronomia është prekur mjaftë shumë nga kjo gjendje e sidomos masat anticovid kanë dëmtuar shumë.

Shala i quan aktivitetet e Ministrisë përkatëse të heshtura duke mos marrë asnjë hapë drejtë kësaj mirëpo po vazhdon të heshtë.

“Është shumë e vërtetë që masat anti-covid po e dëmtojnë shumë gastronominë. Ky sektor është dëmtuar shumë edhe për shkak të kufizimeve pa analizë që po ndërmerr Qeveria. Ne ende nuk kemi një qartësi deri kur do të ndodhë kjo situatë. Ministria përkatëse, pothuajse e heshtur, pa asnjë aktivitet dhe kreativitet, është mbyllur në zyre, dhe po studion dhe analizon projektet e Qeverive të kaluara”, u shpreh Shala për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat