“PDK-së iu ka bërë opozita ferr” – ja pse po e sulmon Qeverinë Kurti

Politika

“PDK-së iu ka bërë opozita ferr” – ja pse po e sulmon Qeverinë Kurti

Nga: A.Z Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:16
PDK

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu anëtar i këtij komisioni e ka ngritur një shqetësim se ka dyshime për manipulim të shifrave të personave të vdekur nga covid-19.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se PDK-ja tani nuk ka asnjë orientim, madje tani në opozitë jeta po iu duket ferr.

Mehmeti thekson se të akuzojnë qeverinë për këtë, është e trupshme.

“PDK tani më nuk ka asnjë kauzë të saj, nuk ka asnjë orientim, i ka humbur busulla, është bërë si një dem i tërbuar që shkatërron çdo gjë, pa marrë parasysh se çfarë është. Qëndrimi në opozitë për këtë parti, që është mësuar të jetë në pushtet është shëndrruar në ferr. Pa tendere, pa koncesione, pa para, jeta po iu duket ferr. është e turpshme të akuzosh qeverinë pë numër të vogël të rasteve me covid, në vend se të përgëzohet”, theksoi ai.

Tutje shtoi se për poena politike, PDK-ja është në gjendje për ta përdor edhe shëndetin e qytetarëve, madje me këtë logjikë kështu skandaloze, gjatë do të jenë në politikë.

“PDK-ja janë në gjendje me përdor shëndetin e qytetarëve për poena politike, kjo është sa e turpshme as edhe poshtëruese. Por, nuk ka gjë, me këtë logjikë do të mbesin gjatë në pushtet. Qeveria Kurti është për tu përshëndetur për menaxhim të situatës mec covid, dhe numrin kaq të vogël. PDK-ja, gjatë do të rrij në opozitë me këtë logjikë, dhe këtë çasje skandaloze”, përfundoi Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat