Çështja se lideri i LVV-së dhe aktualisht kryeministri i Kosovës ishte apo nuk ishte në UÇK, është ringjallur përsëri.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka deklaruar se Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar.
Mirëpo, kjo deklaratë e ish-komandant Remit bëri bujë të madhe.
Atij i reaguan komandantët e Llapit, Latif Gashi – komandant Lata dhe Kadri Kastarti. Por për këtë çështje ka folur edhe nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku.
Këta thanë se Kurti nuk ka pasur guxim të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje thanë se as nuk ka pasur uniformë të UÇK-së veshur.
Mirëpo, tashmë dihet se Kurti ishte pjesë e zyrës së Adem Demaçit në kuadër të UÇK-së.
Kurti kishte zgjedhur këtë kontribut të tij për UÇK-në duke mos dashur të kap armën dhe të lufton, por kontributi i tij ishte për UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës.
Vet Kurti në një dokumentar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, derisa flet për luftën ai shpjegon pikëpamjet e tij për zgjidhjen e problemeve dhe thotë se “ai personalisht nuk do ta kapte kurrë armen, sepse dëshiron ndryshe t’i zgjidhë problemet”.
“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë Kurti në dokumentar.
E kjo deklaratë e tij vazhdon të përdorët si kundër argument i partive kundërshtare të Kurtit.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.
Ai për gazetën “Bota sot”, thotë se, Sylejman Selimi ka treguar qartë se Adem Demaçi e kishte lutur Kurtin që të qëndroj në zyre në Prishtinë pasi që, në atë kohë e kishte dikur gjuhën angleze.
“Hashim Thaçi është inatçor dhe një rrenc i madh. Më së miri këtë rren të tij e demanton ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm në Likovc, Sylejman Selimi. Ai tregon se Adem Demaçi i ka lutur që Albin Kurti për shkak se e dinte gjuhën angleze dhe nuk kishte frik që të ia lanë të punoj në zyre në Prishtinë. Pra Kurti ishte ka qenë pjesë e rëndësishme e UÇK-së, dhe nuk ishte përkthyes por zëvendës i Adem Demaçi në Prishtinë, dhe për këtë arsye u dënua dhe rrahur nga Serbia. Këtë më së miri e tregon edhe përfaqësuesja e Prokurorisë Serbe e cila e quan Kurtin nacionalist të rrezikshëm shqiptar”, thotë Miftari.
Sipas tij, më së miri e tregon proces verbali i gjykatave serbe, kur e rrahën dhe e dënuan me dhjetëra vite burgim.
“Pra, dënimi i Albin Kurtit nga Serbia nuk ishte njëjtë sikurse me vëllain e Hashim Thaçit, kur në kohë lufte e mbajtën disa ditë UDB kinse të burgosur dhe dalshin nëpër restorane në enklavat serbe, dhe në mbrëmje e dërgonin kinse në burg në Mitrovicë. Pastaj u lirua pa asnjë therë në këmbë”, shton Miftari.
Ai shton se pas një kohe u kapën të gjallë disa ushtarë të UÇK-së dhe vritet Adem Jashari.
“Pas një kohe, në Drenicë u kapën të gjallë disa luftëtarë dhe jo shumë larg u vra edhe Adem Jashari. Ishte edhe loja me dënimin e Hashim Thaçit, kinse u dënua në mungesë 10 vite burgim sa me sigurua azilin politik në Zvicër dhe përmes aleatit të DBS-së serbe, Shërbimit sekret ushtarak francez DGSE marrjen e kontrollit mbi LPK dhe përvetësimin më vonë të fondit “Vendlindja Thërret” dhe zyrës politike kinse të UÇK-së. Pra kështu ndodhi sa për të manipuluar me UÇK-në dhe me parat e luftës, sikurse gjatë kohës së Rambujes, kur shërbimi sekret francez, aleat i Serbisë e kishte 100% n dorë dhe nën kontroll liderin e vetëquajtur të UÇK-së, Hashim Thaçin, i cili nëse të fyen apo të kritikon, apo edhe etiketon, duhet me marr si kompliment për veten se jeni në rrugën e duhur tuk vjen puna që Hashim Thaçi me etiketua dhe kritiku apo me sha e kërcënua dikë”, përfundon Naim Miftari.