“Pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është e pakontestueshme” dhe “vdekjeprurëse edhe për Serbinë”

Politika

“Pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është e pakontestueshme” dhe “vdekjeprurëse edhe për Serbinë”

Nga: A.Z Më: 26 maj 2021 Në ora: 23:17
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me çështjen e dialogut, Abdixhiku i ka dorëzuar Kurtit edhe një ofertë.

Ai tha se në këtë ofertë kanë theksuar se roli i SHBA-së në dialogun në mes të dy shteteve është i pakontestueshëm.

Sikurse AAK-ja edhe LDK-ja ka kërkuar përfshirje të SHBA-së në këtë proces.

“Pjesëmarrja e ShBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të ShBA-së në dialog nuk mund të ketë dialog. Kjo është e padiskutueshme dhe është pjesë e dokumentit që do ta merrni pas konferencës”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kjo ofertë është e dobishme për Kosovën, sepse sipas Mehazit, vetëm SHBA-ja mund ta bindë Serbinë për njohjen ndaj Kosovës.

“Nuk e dimë se a ekziston ndonjë qytetar shqiptar që nuk do që pjesëmarrës apo ndërmjetësues kryesor i dialogut me Serbinë të jetë SHBA-ja. Vetëm SHBA-ja mund ta bind Serbinë për ta njohur Kosovën e askush tjetër, për këtë shkak oferta e Abdixhikut dërguar kryeministrit të Kosovës është e arsyeshme dhe shumë e dobishme për qeverinë dhe Kosovën. Si asnjëherë më parë ofertat e partive opozitare nuk kanë qenë më bashkuese e bashkëpunuese me partinë e LVV-së në pushtet”, theksoi ai.

Më tej theksoi se këto kërkesa Kurti duhet t’i ketë parasysh, madje këtë ofertë e quan edhe vdekjeprurëse si për Serbinë ashtu edhe për BE-në që është kundër Kosovës.

“Kërkesë ofertën e dy partive opozitare të LDK-së të Abdixhikut dhe të AAK-së të Haradinajt, kryeministri Albin Kurti duhet t'i marrë parasysh për shkak se është ofertë shumë e pëlqyeshme e shumë e begatshme politike e diplomatike për shtetësinë e Kosovës. Kështu që oferta e partive opozitare e Haradinaj dhe Abdixhikut se: "Pjesëmarrja e SHBA-së është e pakontestueshme" është vdekjeprurëse edhe për Serbinë, por edhe për BE-në psikolabile e të përçarë që ështe pro e kundër Kosovës”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat