Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të rifillojë në qeshor të këtij viti.
Ky takim do të gjej të përballur mes veti kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, përcjell “Bota sot”.
Para se të takoj presidentin e Serbisë, Kurti ka realizuar takime me opozitën, kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikur si dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit ka cekur pas takimi që një emisar specialë nga Amerika do të ishte i dobishëm për shtetin e Kosovës.
“Prezencën e ShBA-së është më se e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika”, ka deklaruar për media Haradinaj.
Në lidhje me këtë temë, analisti dhe njëkohësisht avokati i shtetit, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se takimi i Kurtit me opozitën ishte i drejtë sidmos me Haradinaj pasiqë shkëmbimi i përvojave për dialog është i dobishëm.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/27/auto_auto_islam15577340231622123399.jpg)
Ai e quan të drejtë deklaratën e Haradinaj dhe cek që nëse merrë pjesë Amerika në dialog atëhere do të ishte për Kosovën më i lehtë kjo përballje me Serbinë.
“Takimi i liderit të AAK-së z. Ramush Haradinaj më kryeministrin z. Albin Kurti ishte shumë domosdoshëm pasi që tani pritet të fillojë dialogun në Bruksel dhe këshillimi apo shkëmbim përvojave janë shumë të nevojshme. Z. Haradinaj ka pasur shumë të drejtë pasi që bisedimet nuk kanë qenë frytdhënëse për shtetin tonë nën ombrellën e BE-së sepse akoma ajo nuk e njeh shtetin tonë dhe një Emisar nga SHBA-të do të ishte i mirë së ardhur i cili do të na lehtëson këtë proces”, u shpreh Krasniqi.
Ndër të tjera thotë se BE-ja nuk po i trajton si duhet qytetarët tonë ndërsa me SHBA-të mund të ruhet ky ekuilibër sidmos në dialog që të mos kemi ndonjë rrëshqitje të dëmshme për Kosovën.
“Mos të harrojmë të cekim së BE-ja po na trajton si qytetarë të dorës së dytë dhe një përfaqësues nga ShBA-ja do të ruante ekuilibrin e dialogut e jo të reshqasim siç kemi reshqitur që viti 2012 nga pak nga pak deri në këtë pikë ku jemi sot duke bllokuar gjdo proces në shtetndertimit tonë”, përfundon Krasniqi për “Bota sot”.