Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi ditë më parë se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.
Hajdari dekalroi se si ministre qëllimi i saj është që të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të zgjidhë problemet, pavarësisht se Serbia po bën gjithçka që të pengojë vendin tonë.
Sipas saj, Kosova nuk është e përfaqësuar mirë në iniciativat rajonale prandaj kërkoi edhe mbështetjen e odave prezentë në këtë konferencë.
Pas këtyre deklaratave të Hajdarit, shpërthyen kritikat e opozitës në drejtim të qeverisë aktuale
Mirëpo, në lidhje me këto kritikta, për “Bota sot”, ka folur analisti politik.
Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kritikat e fundit të opozitës drejtuar Qeverisë Kurti II, janë të pavenda dhe të cilat e dëmtojnë rëndë Kosovën.
Analisti madje ka paralajmëruar se kur është në pyetje interesi i vendit kritikat e tillë janë të pakuptueshme dhe joparimore.
“Mendoj se kritikat ndaj qeverisë janë të pavenda, opozita, konkretisht një pjesë e saj është e gatshme të dëmtojë Kosovën për interesa të tyre politike. Kjo është krejtësisht e pakuptueshme, non sens dhe jo parimore kur kihet parasysh fakti se për çështje të interesit kombëtar të gjithë duhet të jenë njësoj”, ka thënë fillimisht analisti Mehmeti.
Tutje, Mehmeti është shprehur se partitë politike që dëri dje flisnin për reciprocitetin, tani akuzojnë ekzekutivin për paralajmërimet për vendosjen e saj, e cila, sipas tij, është krejtësisht në përputhje me të drejtën e Kosovës.
“Ata që deri dje flisnin për reciprocitet sot akuzojnë Qeverinë Kurti për paralajmërimet për vendosjen e saj, e cila është krejtësisht në përputhje me të drejtën e Kosovës kur kihet parasysh se Serbia nuk po i përmbush marrëveshjet me Kosovën. Mos realizimi i këtyre marrëveshjeve ka sjellë këtë situatë, ku Kosova duhet të veproj konfrom situatës aktuale dhe sjelljeve të Serbisë”, tha me tej ai.
Krejt në fund, njohësi i çështjeve politike, ka bërë me dije se kur të është në pyetje interesi i vendit partitë politike duhet të jenë në një vijë përball Serbisë.
“Duhet mësuar një gjë e mirë një gjë, kur është në pyetje vendi, Kosova, të gjithë duhet të jemi tok përballë Serbisë, vetëm kështu tregojmë pjekuri kombëtare, politike dhe njerëzore. Kushdo që prek interesat e vendit për çështje politike e përfitime personale, nuk është asgjë më shumë e as më pak se një meskinë dhe anti kombëtar”, tha në fund, njohësi i cështjeve politike, Faton Mehmeti, për “Bota sot”.