Në vitin 2018 nga Qeveria asaj kohe e Kosovës kishte vendosur taksën 100 për qind për importet nga Serbia.
Ndërkaq, pas kësaj kur erdhi në pushtet, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ishte vendosur reciprociteti me Serbin.
Por, një gjë e tillë ishte larguar nga ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Analisti politik dhe juridik, Blerim Burjani, në një prononcim për ”Bota sot”, ka deklaruar se taksa e vendosur ndaj Serbisë i bëri dëm edhe Kosovës, pasi që u ngritën çmimet e shumë produkteve.
“Faktikisht taksa ishte e dëmshme për qytetaret e Kosovës. Ajo taks shtrenjtoi jetën e konsumatorit, të qytetarit dhe iu dha teposhtëza, çmimet u rriten në treg për disa produkte edhe sot ndihen pasojat. Shtrenjtimi i vajit, i barnave, rritja e çmimit të bukës në treg janë pasoj të asaj kohe, kur mendohej se taksa i bën dëm Serbisë realisht i bëri dëme Kosovës dhe qytetarëve në ngritjen e çmimeve në treg.
Gjithashtu, ai ka dhënë për taksën e vendosur askush nuk dha përgjegjësi.
“Nuk është me rendësi, a e ka heq zot Hoti, me rendësi është se askush për taksen nuk dha përgjegjësi e as për ngritjen e shume produkteve në treg. Kjo dëshmon se sa opinioni publik është i vetëdijshëm për punën që bëjnë këta të ashtuquajtur politikan, ku çdo i dhjeti qytetar ishte kandidat për zgjedhje prej vitit 2000, plotë njerëz të paaftë dhe të papunët qeverisin edhe sot me shtetin dhe pasurit publike.
Por ky është vullnet i qytetarëve nëse mendojnë se të papunët t`i shndërrojnë në milioner dhe ti paguajnë njerëzit me probleme sociale dhe iu japin në besim pasurit e tyre, pasojat do ti mbajnë vet qytetaret. Gjendja është e çuditshme qe 20 vjet në Kosovë dhe vetëdija e dobët e të kuptuarit të pasurive të qytetareve vet qytetari nuk i kupton se pasurit e shtetit janë të tij e jo të njerëzve që ata i votojnë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”