Ky është parashikimi/ Ja në cilin viti pritet ta njoh Greqia si shtet Kosovën

Politika

Ky është parashikimi/ Ja në cilin viti pritet ta njoh Greqia si shtet Kosovën

Nga: A.Z Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Janë shtuar zërat që thonë se Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës.

Ndonëse Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet, ministrja e Jashtme e Kosovës së shpejti pritet ta vizitojë Greqinë.

Në një përgjigje me shkrim nga kjo ministri, thuhet se Gërvalla ka pranuar ftesën nga Greqia dhe se e njëjta pritet të ndodh shumë shpejt.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky është një hap drejt njohes së Kosovës, madje mund të jetë shtyerje edhe për njohjen nga Rumania dhe Sllovakia.

Burjani shtoi se kjo mund të përfundojë deri në Janar 2022, me ç'rast Kosova do të jetë e njohur nga Greqia dhe Sllovakia.

“Kjo është pozitive dhe një hap drejt njohjes së shtetit të Kosovës. Me njohjen nga Greqia, BE konsolidon qëndrimin e vet ndaj Kosovës. Kjo mund të jetë shtytje për njohje nga Qiproja Greke, Rumania dhe Sllovakia, vetëm Spanja do të mbetet shtet që do të rezistojë ndaj njohjes së Kosovës. Kjo punë mund të kryhet deri në Janar të vitit 2022, ku Kosova mund të njihet së paku nga Qiproja Greke dhe Sllovakia. Do të ishte shumë e dobishme që sa më parë të ndjekin raportin e Greqisë ndaj Kosovës”, përfundoi Burjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat