Gara për kryetar të Prishtinë: Ja se kush duhet të fitojë

Politika

Gara për kryetar të Prishtinë: Ja se kush duhet të fitojë

Nga: A.Z Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës në vjeshtë të këtij viti do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, por kësaj radhe për të zgjedhur kryetarët që do të qeverisin në komunat tyre.

Por, gara më interesante pritet që të jetë në kryeqytet.

E lidhur me këtë, analisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se fitoren e sigurt për kryetar të Prishtinës do ta ketë Vitia, sepse sipas Bytyçit, ka aftësi dhe ngritje profesionale.

Sipas Bytyçit, arsyeja tjetër se pse e meriton të jetë kryetar është se për pak kohë qeverisje arriti të siguroj numër të madh të vaksinave, gjë që qeveria Hoti nuk e arriti këtë.

Image
Adem Bytyçi

“Ndër të gjithë kundër kandidatët fitoren e sigurt do ta ketë z.Arben Vitia. Pse qytetarët e Kryeqytetit duhet t'ia besojnë postin e të parit të komunës së tyre z.Vitia? Janë shumë arsye, por njëra ndër më të rëndësishmet aftësia menaxhuese, ngritja profesionale dhe dashuria që ka ndaj vendit dhe qytetarëve jo vetëm të Kryeqytetit të Prishtinës, por të gjithë Kosovës. Modestia në sjellje dhe respektin ndaj njeriut të thjeshtë të varfër dhe hallegjinjë i jep një tretman të veçantë në komperacion me kundërkandidatët tjerë për Kryetar të komunës së Prishtinës. Fakti që brenda dy muajve në postin e Ministrit të shëndetësisë sigurojë mbi një milionë vaksina për imunizimin e popullsisë kundër Covid-19-të, në dallim nga Ministri i shëndetësisë së qeverisë së mëparshme Hoti, i cili edhe pse ishte shumë më gjatë në postin e Ministrit të shëndetësisë, por nuk arriti të siguroj një numër kaq të madh të vaksinave, tregon se z.Arben Vitia edhe në postin e të parit të komunës së Prishtinës do të jetë në gjendje t'i zgjidh me shpejtësi dhe në mënyrën më të drejtë dhe të kënaqshme hallet e qytetarëve të kryeqytetit, të cilat janë të shumta dhe shumë të ndryshme”, potencoi ai.

Më tej shtoi se edhe Vitia do e ndjek rrugën e njëjtë sikurse Kurti,e cila do të jetë në interes të mirë të qytetarëve, prandaj pa dyshim se do e zgjedhin Vitinë për kryetar.

“Si bashkëpartiak i qeverisë aktuale të LVV-së, e cila i ka shpallë luftë të pa kompromisë korupsionit, krimit dhe të gjitha anomalive tjera, edhe z. Vitia do ta ndjek me konsekuencë dhe përgjegjësi të njëjtën rrugë e cila pa dyshim do të jetë në interesin më të mirë të qytetarëve të komunës së Prishtinës. Në qoftë se qytetarët e Prishtinës ia duan të mirën vetit dhe familjes së tyre, e për këtë nuk ekziston as një fije dyshimi, për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që sa po vijnë do ta zgjedhin z. Arben Vitinë”, përfundoi Bytyçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat