Deputeti i VV-së, Fitim Haziri në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë më i votuari në Komunën e Podujevës.
Tani në Kosovë në fund të vitit pritet të mbahen zgjedhjet lokale.
E në Podujevë është përfol se Fitim Haziri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës.
Një gjë të tillë ai e ka mohuar duke shtuar se do të jetë deputet për gjatë gjithë mandatit.
“Angazhimi im në politikë nuk ka qenë kurrë i lidhur me pozita. Nuk do të jetë as në të ardhmen. Në dy palë zgjedhje, shumica e votave që janë dhënë për mua si kandidat kanë qenë nga Podujeva. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë fakt dhe shumë falënderues”.
Ai shprehet se besimin e qytetarëve do ta kryej me nder e përgjegjësi.
"Falë besimit të tyre të dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit, sot jam deputet në mandatin e dytë. Kështu që, këtë besim po tentoj ta kryej me nder e përgjegjësi. Besimin e tyre do e dërgojë deri në fund të mandatit. Do të jem deputet i Republikës së Kosovës përgjatë gjithë mandatit. Nuk do jem kandidat për kryetar të Podujevës", ka thënë haziri për "Bota sot".