“S’ka Asociacion e shkëmbim territoresh”, deputeti i VV-së flet për marrëveshjen finale me Serbinë, ja çfarë duhet të paguajë ajo

Politika

“S’ka Asociacion e shkëmbim territoresh”, deputeti i VV-së flet për marrëveshjen finale me Serbinë, ja çfarë duhet të paguajë ajo

Nga: A.SH Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:23
Lëvizja Vetëvendosje

Gjatë muajit qershor pritet të mbahet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

E kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se “Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut. Është takim i parë që për herë të parë pritet që ta kem përballë presidentin e Serbisë që s’e kam takuar asnjëherë në jetë, nëse e përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e 2020-ës. Pra, ky është takim i parë dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por s’është takim i dialogut të mëhershëm”.

Lidhur me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka thënë se për këtë janë disa faktorë e që shumica nuk varen nga ne.

Sipas tij, Kosova është e gatshme nënshkruajë marrëveshje me Serbinë për njohje të ndërsjellë, por nëse ata e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nuk kërkojnë asociacion të komunave serbe, nuk shprehin ambicie për territor, e respektojnë kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës.

“Lidhur me këtë janë disa faktorë, shumica e të cilëve nuk varen nga ne. Ne jemi të gatshëm qysh nesër të nënshkruajmë marrëveshje me Serbinë për njohje të ndërsjellë. Nëse ata e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nuk kërkojnë asociacion të komunave serbe, nuk shprehin ambicie për territor, e respektojnë kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, qysh nesër jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje”, ka thënë Haziri.

Image
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri

 

Ai thotë se të gjitha për shtetin serb duken të papranueshme, duke thënë se për ne e rëndësishme për ne është që më mos të ketë dialog pa parime e me qëllime të dëmshme për vendin.

“Mirëpo, një gjë e tillë duket e papranueshme për ta. Kështu që, e rëndësishme për ne është që më mos të ketë dialog pa parime e me qëllime të dëmshme për vendin. Kemi një kryeministër dhe një qeveri e cila nuk është e interesuar e as e gatshme që në kurriz të një marrëveshje t'i sjellë dëme të tjera vendit tonë. Nuk pranojmë “Zajednica” e shkëmbime territoresh. Përtej kësaj, për herë të parë që nga paslufta, qeveria e Republikës së Kosovës, është duke përgatitur padi për gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovë. Para se të kemi marrëveshje, Serbia duhet ta merr faturën e të bëmave të saj para dhe gjatë luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës. Duhet të paditet për krimet që na ka bërë dhe pastaj të shohim se si do të jetë reflektimi i saj”, ka përfunduar deputeti Fitim Haziri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat