“Super diplomati” me shokë dërguan LDK-në buzë shkatërrimit, ja pse Abdixhiku nuk merret me kritikat e Hysenit

Politika

“Super diplomati” me shokë dërguan LDK-në buzë shkatërrimit, ja pse Abdixhiku nuk merret me kritikat e Hysenit

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 2 qershor 2021 Në ora: 19:21
Lumir Abdixhiku

Derisa pas zgjidhjes së kryetarit të ri të partisë duket se nisi dhe shuarja e pakënaqësive në mes të zyrtarëve të LDK-së, tani duket se nuk është krejtësisht ashtu.

Është zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni i cili ka kritikuar kryetarin e partisë.

Ai ka thënë se është herët për të vlerësuar pozitën e Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së.

“Më duhet të them publikisht se në shumicën e rasteve deri më tani nuk pajtohem me vendimet e Lumir Abdixhikut”, tha Hyseni.

Ai thotë se nuk i kanë pëlqyer shumë zyrtarë të lartë në LDK që sipas tij po bëjnë rehabilitimin e Albin Kurtit.

“Më kanë lënë shumë shije të keqe paraqitjet e shumë zyrtarëve të lartë të LDK-së në media. Edhe këto dy-tri netët e fundit kam parë top-zyrtarë të lartë të LDK-së që i bëjnë mbrojtje publike, rehabilitim zotit Kurti që nuk e kam dëgjuar edhe nga eksponentët e Vetëvendosjes. Kam përshtypjen që më shumë ata po e mbrojnë Albin Kurtin se Vetëvendosje”, deklaroi ai.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se LVV i ka të tri pozitat shtetërore dhe sipas tij duhet një opozitë e fortë për të mbrojtur demokracinë.

Sipas tij deri më tani opozita ka qenë shumë e dobët në raport me kritikat ndaj qeverisë.

Lidhur me këtë kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.

“Sipas Hysenit, LDK po bën rehabilitimin e Qeverisë Kurti”

Image
Gani Qarri

Qarri shtoi se Hyseni përveç që e quan drejt shkatërrimit të LDK-së, së fundi reagoi pikërisht njëri nga ta, i cili asnjëherë nuk ka qenë personalitet me rëndësi, por që ka shkuar gjithmonë pas të mëdhenjve, vetëm për të mbërri si zyrtarë.

“Sa më shumë dhe më mirë që koordinon punët dhe shtynë e qon përpara rivendosjen e rendit dhe të ligjit në vend Qeveria e re, aq më keq e më të trishtuar, kanë filluar të ndjehen dhe të rritet frika te ish zyrtarët e inkriminuar shtetëror, si “super diplomati” Skënder Hyseni me shokë, të cilët e quan buzë shkatërrimit total edhe LDK-në e Ibrahim Rugovës, ish partinë e parë dhe më të madhen në vend me traditë të gjatë shtet formuese në Kosovë, duke e kthyer në një segment gati tërësisht të parëndësishëm dhe dytësor. Madje së fundi reagoi pikërisht edhe njëri nga më të përfolurit e gardës së vjetër të kësaj partie, i cili pothuajse asnjëherë nuk ka qenë ndonjë personalitet me rëndësi, por ka shkuar gjithmonë pas të “mëdhenjve”, si "muça pas daive", vetëm për të mbërri edhe ai deri te ndonjë funksion dytësor, si zyrtari "çudibërës" i LDK-së ,Skënder Hyseni”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka theksuar se Hyseni ka humbur busullën politike, madje mori edhe guximin të lëshonte një deklaratë të tillë vetëm pse bashkëpunojnë me Qeverinë e cila është rehabilituar nga populli, por jo nga LDK-ja.

“Për aq më tepër, edhe Hyseni sikur e ka humbur busullën politike dhe ka filluar të përgjigjet kuturu, pa e pyetur as thirr fare, askush, i cili këto ditë mori guximin të lëshonte edhe një deklaratë krejt të parëndësishme, se kinse atij, kanë filluar të mos i pëlqejnë edhe shumë zyrtarë të lartë të vet LDK-së, vetëm pse ata zhvillojnë bashkëpunim normal dhe kushtetues me Qeverinë e re, të cilët sipas tij po bëjnë̈ rehabilitimin e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, e cila në fakt është rehabilituar nga populli dhe në pushtet ka ardhur me gati 52% të votave të qytetarëve të Kosovës e assesi me vullnetin e LDK-së. Madje duke qenë se njëri nga bashkëpunëtorët çudibërës të Isa Mustafës si Skënder Hyseni, ka ngelur bashkë me një numër shokësh të kryesisë së vjetër, jashtë radhëve të kryesisë së re të LDK-së, ai tani është hedhur në sulm frontal edhe kundër kryetarit të ri të partisë dhe gjithë zyrtarëve tjerë të lartë të këtij segmenti politik, duke i akuzuar ata se po e rehabilitojnë Qeverinë Kurti, të cilën, siç u cek edhe më lartë, nuk e ka rehabilituar LDK, as PDK por vet qytetarët e Kosovës me rezultatin famoz të rreth 52 % të votave dhe vullnetit të shprehur të tyre në mënyrë të lirë”, ka theksuar ai.

Qarri shtoi tutje se votuesit e vendosën ndryshimin në vend, duke i larguar politikanët që e izoluan Kosovën, andaj edhe është normale që zyrtarët e rinj të LDK-së pas dështimeve të tyre, të bashkëpunojnë me Qeverinë e re, këta zyrtarë të cilët i kanë laguar Musafa, Veliu dhe Hyseni nga kjo parti.

“Pra ishin votuesit e vetëdijesuar, ata të cilët vendosën për ndryshime në vend dhe çuarjen në pension të politikanëve të degjeneruar të cilët e izoluan Kosovën nga e gjithë bota me thellimin galopant të korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Ndaj është plotësisht e natyrshme që duke parë dështimet katastrofike të kryesisë së vjetër, zyrtarët e rinj të LDK-së, të futin frymë të re në parti dhe vihen në kërkim të një klime më të mirë politike me partitë tjera rivale në vend, madje duke bashkëpunuar edhe me Qeverinë e re dhe relaksuar raportet deri në masën normale të veprimit politik, për vet faktin se në Qeverinë e re, janë të niveluar edhe një numër i konsiderueshëm i ish zyrtarëve më të lartë të LDK-së, të përjashtuar prej partisë, nga Isa Mustafa, Agim Veliu, e Skënder Hyseni me shokë, duke filluar me presidenten dr.Vjosa Osmani dhe listën e saj “Guxo””, shtoi Qarri.

Qarri më tej ka potencuar se udhëheqësi i ri i LDK-së, nuk ka kohë të merret me Hysenin, por mendon që këtë parti ta nxjerrë nga gremina ku e ka hedhur Mustafa, që të sigurojë një paraqitje solide në zgjedhjet lokale, derisa ka shtuar se nga frika se do të zbulohen Hyseni me shokë, të kthyer në shërbëtor të Thaçit, bënin sikur udhëhiqnin vendin, tani kanë filluar të shprehin pakënaqësi ndaj LDK-së, madje edhe ndaj bashkëpunimit të tyre me Qeverinë e re.

“Pra ky është rrugëtimi më normal dhe koncept plotësisht parimor i udhëheqësit të ri të LDK-së, i cili nuk ka kohë më të merret me të kaluarën e Skënder Hysenëve me shokë, as "thashethemet" e tij, por duhet të mendojë për të ardhmen e vendit e të partisë dhe trasojë rrugën për nxjerrjen e LDK-së nga gremina ku e kanë hedhur Isa Mustafa me kryesinë e vjetër, në mënyrë që të mund të sigurojë një paraqitje solide në zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në vjeshtë, si dhe parapërgatitjet për konkurrencë të denjë, në garat e ardhshme për zgjedhjet vendore, pas katër viteve, të cilat do të kalojnë shumë shpejtë. Kështu që, nga frika e daljes mbi sipërfaqe të paudhësive të tyre, gjatë periudhës mbi një dekadëshe kur njerëz si Skënder Hyseni me shokë, duke u kthyer në shërbëtor të Hashim Thaçit, bënin sikur udhëhiqnin vendin dhe ishin në pushtet, tani kanë nisë jo vetëm ta kritikojnë kryesinë e re të LDK-së, por edhe të shprehin pakënaqësi për bashkëpunimin e tyre normal politik e kushtetues me organet e reja të udhëheqjes së shtetit si presidentja e kryeministri dhe Qeveria e re, e legjitimuar e Kosovës, nga qytetarët e saj, gjë që e kanë për obligim ta respektojnë të gjithë, përfshirë edhe Skënder Hysenin humbësin e çantave me dokumente të bisedimeve në Bruksel, që nga gojët e liga përflitet se u korruptua nga serbët dhe ja shiti për pak para, Aleksandër Vuçiqit”, përfundoi Gani Qarri për gazetën “Bota sot”.

“Hyseni e dëshiron dështimin e Lumirit”

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se deklarata e Hysenit e dëshmon merakun që nuk kanë qeverisur me PDK-në, madje këtu dëshmohet edhe dështimi i LDK-së.

Më tej, ai ka shtuar se Hyseni dhe Musfata janë shkatërruesit e LDK-së, madje Hyseni e dëshiron dështimin e Lumirit, për këtë arsyet edhe po e sulmon atë.

“Garda e vjetër e LDK-së po vazhdon të tregojë se "s’ka vdekur" dhe se po mundohet të shfaqet herë pas herë me deklarata të saj. Kjo deklaratë e Skender Hysenit dëshmon më së miri merakun që nuk vazhduan të qeverisin me PDK-në, me të cilën "dashuria e ndaluar" po iu dhemb shumë. Këtu dëshmohet më së miri konformimi pse LDK-ja ka dështuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Skenda nuk ka të drejtë morale të flet, është dështak dhe si pasojë i ka sjellë edhe dëme të mëdha partisë. Skender Hyseni së bashku me Isa Mustafën dhe disa soje të tilla janë shkatërruesit e LDK-së, atyre iu dhemb çdo opozitarizëm në rrugën e duhur të LDK-së së tanishme. Skenda dëshiron të shoh dështimet e Lumirit, andaj po sulmon atë dhe qasjen e tij. Në këtë aspekt duhet theksuar se kryetari i ri i LDK-së duhet të vazhdoj me reformat dhe opozitarizëm konstruktiv, jo siç ka vazhduar me atë që ka vazhduar ish kryetari Mustafa”, përfundoi Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat