Dialogu Kosovë-Serbi pritet të filloj në këtë muaj.
Pavarësisht që dialogu do të fillojë finalizimi i një marrëveshje mbetët ende një arritje e largët për të dy vendet.
Së fundmi vizitat në Kosovë dhe Serbi kanë filluar të jenë të dukshme nga emisarët special nga Amerika dhe BE-ja.
Kështu Lajçak, një ish-ministër i jashtëm sllovak, tha se është caktuar një datë për një takim midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Ai shtoi se do të njoftohet së shpejti nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen këto ditë ishte një deklaratë po e Lakçakut i cili u shpreh se Marrëveshja e Ëashingtonit nuk përfaqëson asgjë, vetëm BE-ja ka legjitimitet ndërkombëtar në dialog.
Në lidhje me këtë temë, analisti politik Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, tha se çështja e dialogut Kosovë-Serbi është e ndjeshme dhe shumë komplekse.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/03/auto_auto_leon15954286841622727735.jpg)
Ai shton se ndikimi amerikan është i pamohueshëm dhe se marrëveshja e Uashingtonit është e veçantë dhe ka ndikim thelbësor edhe në procesin e Brukselit.
“Çështja e dialogut Kosovë -Serbi, nuk është çështje e thjeshtë por tejet komplekse, jo vetëm në aspektin kombëtar e regjional, por edhe në atë ndërkombëtar e global. Në ketë kontekst shtetet e QUINT-it, janë munduar që ta thjeshtëzojnë dhe ta lehtësojnë duke e vendosur që zgjidhja të kërkohet brenda ombrelles së EU-së. Natyrisht që ndikimi amerikan është i pamohueshëm, jo vëtëm në këtë rast, por në të gjithë politikat globale, por nga këndvështrimi juridiko-legal, është BE e cila e ka rolin e monitoruesit dhe lehtësuesit të këtij procesi. Kur flasim për marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë si emërtim, mund të cilësohet si diçka e veçantë, megjithatë, nga aspekti përmbajtësor është pjesë dhe vazhdimësi e procesit të Berlinit dhe ka ndikim thelbësor edhe në procesin e Brukselit”, u shpreh Duhanaj.
Më tej, ai shton se BE-ja mund të jetë e ndikuar edhe nga Rusia mirëpo që SHBA është pjesë e pandashme e këtij procesi.
Për politikën zyrtare të Kosovës, është me rëndësi koordinimi me miqët e Kosovës e ku të parët janë amerikanët, shton më tej analisti.
“Mjafton vetëm të shihet tani marrëveshja për të ashtuquajturin "mini Shëngen", e cila përpos cilësimit të ndryshëm nga këndvështrime të ndryshme dhe bazuar nga interesa të ndryshme, në fakt bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Natyrisht që kur analizojmë deklarata politike, duket të kemi parasysh kontekstin dhe pozicionet momentale të deklaruesve. Jo çdoherë mendohet ajo e cila edhe deklarohet, pasi që mund të ketë implikime të tjera të mundshme. Këtu mund të ketë synim edhe Rusia të ndikojë, prandaj procesi zyrtarisht është i identifikuar me BE-në, por që SHBA është pjesë e pandashme e këtij procesi, vlerëson edhe marrëveshja e Ëashingtonit, por edhe pjesmarrja e z. Palmer në vizitën e përbashkët me z. Lajçak. Për politikën zyrtare të Kosovës, është me rëndësi koordinimi me miqët e Kosovës e ku të parët janë amerikanët, por edhe të mos u japim çmim publik të gjitha synimeve strategjike”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.