Kosovës ende i duhet të punojë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Pasi vetëm në këtë mënyrë qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë të drejtën për të udhëtuar drejt vendeve evropiane.
Ditë më parë, nga shteti i Holandës është deklaruar se Kosova duhet t`i përmbushë standardet e vendosura nga Bashkim Evropian.
Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Holanda mund të luaj rol kryesor në rrugëtimin e Kosovës drejt liberalizimit të vizave.
Ai ka cekur se deklarata e së qeverisë së Holandës është krejtësisht e vërtetë.
“Holanda është ndër vendet kryesore të BE, e cila mund të luaj rol kryesor në rrugëtimin e Kosovës drejt liberalizimit të vizave. Megjithëse deklarata e zëdhënëses së qeverisë së Holandës është krejtësisht e vërtetë, ajo ngërthen në vete pasqyrimin e qartë të gjendjeje faktike”, ka deklarua Mehmeti për “Bota sot”.
Po ashtu, ai ka treguar se çfarë duhet të bëjë Kosovë në mënyrë që t`i fitojë vizat.
“Kosova është e kapur nga krimi dhe korrupsioni, të gjitha nga politika e diktuar edhe nga drejtësia. Me një drejtësi të kapur s`mund të ketë viza. Kosova me qeverinë e re duhet të bëjë Vetting në drejtësi si hapi i parë drejt shkapjës së drejtësisë, pastaj të mbështes luftën kundër varfërisë, dhe në fund kthimin ekonomisë nga duart e oligarkëve tek biznesmenët e ndershëm”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.