Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se Kushtetuta parasheh se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republiëks së Kosovës.
Kreshnik Radoniqi është emëruar kryesues i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas lirimit nga detyra të Valdete Dakës.
Analisti që jeton dhe vepron në Gjermani, Idriz Zeqiraj, në lidhje me vendimin e fundit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se shumë i ka zgjatur “kryetarllëku Valdete Dakës” në KQZ.
Zeqiraj ka theksuar se për shkarkimin e Dakës, më mirë vonë që presidentja Osmani mori këtë vendim se sa kurrë.
“Më mirë vonë se kurrë”, - thotë urtësia. Shumë i ka zgjatur kryetarllëku Valdete Dakës. Edhe pas skandaleve serike, ai që e kishte emëruar, edhe e mbronte. Kuorumin e bënte lehtësisht, madje, për të gjitha vendimet. Donim të pëlcisnim, kur përfaqësuesit e LDK-së, në Komision, bëheshin bisht i PDK-së, PAN-it, duke e tufëzuar votën”, ka deklaruar Zeqiraj.
Tutje, njohësi i mirë i cështjeve politike në vend, ka bërë me dije se Daka sa ishte në krye të KQZ-së ishte e fohtë si gjarpri, që për ankesat e lutjet e mëgatës ajo si përgjigje zgjidhte çdoherë heshtjen.
“Valdetja, ishte e ftohtë si “lëkurë gjarpri!”. Më kot i shkruaje, i bëje ankesa, e lusje, përgjigja e saj ishte heshtja, bilëz, heshtje varri. I shpjegonim, qoftë edhe pamundësinë teorike, për të arritur votat e Mërgatës, nga disa shtete, apo edhe zona brenda shteteve, për kohën, afatizimet në kohë, skajmërisht të shkurtra, që Valdetja i bënte, për votimin me postë. Megjithatë, ajo bënte veshin e shurdhër”, tha me tej ai.
Kurse, në fund, Zeqiraj i ka kujtuar Dakës se si ishin zhdukur mijra vota nga diaspora në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit.
“U lajmërua se në KQZ arritën nga Mërgata, 174 mijë zarfe me vota. Dhe, pas 3-4 ditësh, u njoftua se 72 mijë zarfe janë të pavlefshëm! “Luaje macë, kryet e buallit!”Së fundmi, një ngushëllim! Falë me shëndet - Idriz Zeqiraj, Mynih, Gjermani. P.S. Rodoniqët janë familje e fisme. Urime kryetar Kreshnikut. Uroj të mos zhgënjehemi”, ka thënë krejt në fund analisti Idriz Zeqiraj, për “Bota sot”.