Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë javës që po lëmë pas ka vizituar Francën, ku u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kurti tha se në këtë takim kanë biseduar për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.
Mirëpo Kurti tha se nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Franca për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Përveç saj Kurti u shpreh se Franca po dëshiron që sa më shpejt të krijohet një marrëveshje finale mes dy shteteve.
Në lidhje me këtë temë profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se Macron dëshiron të përdorë dy forma për të sjellë njohjen reciproke, e para sipas tij është të krijohet Asocacioni dhe të dyten të heqë dorë Kosova nga Mitrova, Ujmani dhe Trepça.
Sipas profesorit Kosova nuk duhet lejuar asnjëren e as tjetrën dhe se brenda vendit duhet të jetë vetëm NATO për t’i mbrojtur objektet, në asnjë mënyrë exterritori i Macronit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/27/auto_850x636_auto_auto_muhamet-kelmendi1586026602161980999516213356701624813556.jpg)
“Çështja e Kosovës është shtruar në tavolinë nga Franca për shkëmbim të territorëve dhe këtej pastaj gjoja vjen njohja. Forma e tillë që përfaqësohet kryesisht nga Franca është në mënyren e dytë të "zgjidhjes" së çështjes së Kosovës. Në të paren është Asociacioni i komunave serbe. Si në të paren, ashtu edhe në mënyren e dytë, i ka Kosova masat e veta mbrojtëse dhe natyrisht tepër faktike. Në Asociacion lypset që menjëherë nga Kosova të kërkohet në formë të reciprocitetit Asociacioni për Luginën e Preshevës dhe një Republikë për Sangjakun. Z.Macron e din reciprocitetin dhe natyrisht se përpiqet të bëjë presion mbi Prishtinën. Në të dytën Kosova nuk duhet të heqi dorë nga Ujmani, Mitrovica dhe Trepça, pa ikur nga bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën në tërësi. Brenda vendit mund të caktohet vetem NATO në ruajtjen e tri objektëve, atë të Deçanit, të Pejës dhe të Graqanicës. Në asnjë mënyrë nuk lejohet exterritori Z.Macron është i fortë. Ka shteçe të përgatitur dhe ka kohë që qëndron përkrahë shtetit serb”, u shpreh juristi.
Më tej, ai thotë se Franca në Konferencat e mbajtura më heret ka ndikuar që shqiptarët të humbin shumë territore.
“Atij nuk i dhimbset territori i shqiptarëve. Z.Macron e dinë se Franca është shteti që ka ndikuar më së shumti në humbjen e territorëve shqiptare. Si në Kongresin e Berlinit, ashtu edhe në Konferencën e Ambasadorëve dhe në atë të Versajit. Ndikoj që shqiptarët të humbin mbi 35 mijë kilometra katrore. Kurrë nuk harrohen qëndrimet e Francës në Konferencën e Ambasadorëve më 1913/14. A mund të iki Franca nga ndarja që i bëri Konferenca e Ambasadorëve territorëve shqiptare. Nëse duhet të dëgjohet dhe të bashkëpunohet ndokush është vetëm SHBA dhe Gjermania e Anglia”, thotë ai.
Tutje, profesori shprehet se Francën duhet ta kundërshtojmë me fakte dhe jo vetëm asaj por gjithë botës dhe nëse Franca nuk i sheh gjithë faktet atëhere ajo nuk është demokratike.
Duke vazhduar ai shton se Kosova është Republikë dhe nuk duhet lejuar asgjë që prek atë.
“Franca kërkohet që me fakte të kundërshtohet. Faktet i ka Kosova dhe mbi ato kërkohet të dali ndaj UE dhe çdo shteti në botë. Në fund të fundit, duhet thënë, se Franca i ka borxhë të madhë Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, nëse edhe tash është kundër, atëhere dihet qartë se ky shtet është jodemokratik. Shqiptarët vijnë nga Ilirët. Janë populli më i vjetër në Ballkan. Dhe këtu, nuk ka pse, mos të qëndrojnë i patundur në të drejtën e vetë historike. Kosova është Republikë asgjë nuk duhet lejuar jashtë saj”, përfundon Kelmendi për ‘Bota sot”.