Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë kësaj jave ka zhvilluar një takim me presidentin francez Emmanuel Macron.
Përveç procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë takimit është biseduar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, e duke mos lënë anash as anëtarësimin në BE.
Por, për heqjen e vizave kryeministri Kurti ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë zotim nga Franca.
Lidhur me këtë çështje analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova duhet të filloj ta bëjë çkapjen e shtetit në të gjitha aspektet për të pasur liberalizim të vizave.
Sipas tij, këtë qëndrim Franca e ka shprehur që në fillim.
“Është e kuptueshme se Franca nuk jep shpresë për liberalizim pa filluar çkapja e shteti, e si rrejdhojë edhe që të ketë të dënuar. Pa vetting, pra pa drejtësi të pavarur, të pa ndikuar nga politika, pa luftën e pamëshirshëm kundër korrupsionit, s’ka pse kërkon Albini liberalziim të vizave. Franca qysh moti ka shpejguar qëndrimin e saj duke shprehur qëndrimin e saj kundër liberalizimit pa luftë kundër korrupsionit dhe drejtësi të pavarur. Kështu që, qeveria e re duhet të fillojë punën, pastaj libralizimi vjen vevetiu”, ka thënë analisti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/27/auto_auto_161982809_255225126256663_8298222064963544233_n16182556141624820484.jpg)
Analisti lë fajtor politikanët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave.
“Sa më herët që fillon punën aq më të shumta janë gjasat që të ketë liberalizim të vizave. Janë politikanët që na kanë lënë pa viza, me popullin e gjorë që është viktimë. Kështu që, duhet theksuar se presidenti Macron së bashku me zonjën Merkel po kërkojnë që Kosova të bëj hapa përpara, me këtë korrupsion të lartë, varfëri dhe me hajant në liri, mos prisni që do të këtë liberalziim”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.