Heqja e vizave/Analisti: Nëse nuk ka qartësi në BE do të ketë stagnim dhe pritje se çfarë reforme po bëhet në Kosovë

Politika

Heqja e vizave/Analisti: Nëse nuk ka qartësi në BE do të ketë stagnim dhe pritje se çfarë reforme po bëhet në Kosovë

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Liberalizimi i vizave ende mbetet temë e stagnuar. Kjo sepse së fundi Franca një ndër vendet e cila e ka njohur Kosovën dhe që shpreh mbështetje ndaj saj nuk ka dhënë ndonjë zotim për heqjen e vizave.

Këtë e bëri të ditur vet presidenti francez Emmanuel Macron i cili të mërkurën e kaluar ka pritur në takim kryemisnitrin e Kosovës Albin Kurtin.

Mirëpo përveç liberalizimit, ata kanë diskutuar edhe tema të tjera, për dialogun me Serbinë dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani, ka thënë se në këtë çështje të liberalizimit të vizave është një lojë.

Sipas tij, në këtë process ka paqartësi të mëdha.

“Është një lojë në këtë çështje, në BE dhe disa shtete edhe Franca nuk kanë qëndrim pozitiv për liberalizim të vizave, ardhja e VV-së në pushtet do të vazhdoj edhe më tutje dhe do të forcohet ideja për mos libealizim, ka paqartësi të mëdha ka po shkon Kosova në qeverisje. Në Kosovë ka tentativë të plotësohet shteti të reformohet, ideja e VV për reformë dhe stagnim të dialogu apo ngadalësim të dialogut për një zgjidhje”, ka thënë Burjani.

Ai ka sugjeruar që VV të jetë më e qartë para bashkësisë ndërkombëtare.

“Pra, pres stagnim në këtë proces, VV duhet të jetë më e qartë para bashkësisë ndërkombëtare, pra nëse nuk ka qartësi në BE do të ketë stagnim dhe pritje se çfarë reforme po bëhet në Kosovë”, përfundon Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat