Naim Miftari i “gjuhet” Thaçit, Mustafës dhe Skënder Hysnit, ka një porosi për Albin Kurtin

Politika

Naim Miftari i “gjuhet” Thaçit, Mustafës dhe Skënder Hysnit, ka një porosi për Albin Kurtin

Nga: N.Sh. Më: 28 qershor 2021 Në ora: 09:35
Naim Miftari

Qeverisë së Kosovës, me në krye kryeministrin Albin Kurtin, po i kërkohet që mos të pranojë që të nënshkruaj  asgjë nga ato që më parë kanë nënshkruar paraardhësit e tij, e që ishin Hashim Thaçi Isa Mustafa, Avdullah Hoti e edhe Skendër Hyseni.

Kështu po kërkon ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thekson se, Qeveria Kurti nuk është e shantazhuar sikurse ishin më herët qeveritë e tjera.

Sipas tij, kjo qeveri nuk është as e shitur, ndërsa të gjithë duhet të kuptojnë se, nëse shkohet përsëri në zgjedhje, LVV-ja me Listën Vjosa do të vitojnë mbi 60% të votave.

Miftari shton se popullin më nuk mund ta gënjej dhe as mashtrojë askush.

“Qeveria Kurti duhet ta mbroj vetëm interesin e Kosovës, interesin e popullit tonë dhe asgjë tjetër. Kemi nevojë si shtet edhe për ndihmën dhe sugjerimet e miqve të huaj, por nuk kemi as nuk do ti lejojmë askujt të bëhen skllavopronarët tanë as mbretërit e profetët tonë. Opozita aktuale duhet të jep përgjegjësi në çdo dështim dhe dëmtim që i ka bërë Kosovës që nga pas lufta, e dështimet e dëmtimet janë të shumta dhe janë shumë alarmante. Marrëveshja e ngutur e Uashingtonit që Donald Trump dhe Grenelli tentonin t’ia paraqesin publikut Amerikan si sukses të jashtëm Amerikan, u imponua vetëm pasi politika e Trumpit i prishi raportet me të gjithë miqtë tradicional Amerikan duke filluar nga NATO dhe Bashkimi Evropian dhe kjo marrëveshje që u bë shpejtë, shkel e shko, të vetmen ndodhi pozitive e kishte njohjen e Kosovës nga ana e Izraelit, kurse dështimi më i madh ishte mos njohja e Kosovës nga Serbia dhe mundësia e hapjes së shtëpisë së Bardhë ndaj klasës politike të Serbisë e cila klasë e dobët politike e Kosovës dhe Greneli ia hapen portat e shtëpisë Bardh Aleksander Vuçiçit, ministrit të Millosheviçit”, thotë Miftari.

Sipas tij, edhe asociacioni i komunave Serbe me fuqi ekzekutive dhe një  nacionale në fakt janë ‘Kanton serbë’  në Kosovë i menduar dhe elaboruar nga Hashim Thaçi.

“Thaçi ishte i shantazhuar nga e kaluara e tij, dhe lidhjet e ngushta familjare të tij me UDB-në serbe dhe nga grupi komunist Jugosllav si Isa Mustafa e Skënder Hyseni. Veprimi i tyre ishte një tradhti ndaj Kosovës, por kjo opozitë as atëherë nuk ka dhënë  llogari për “gabimin” edhe pse Gjykata Kushtetues e Kosovës kishte gjetur 23 shkelje të kushtetutës. Tash janë tepër qesharak  të njëjtit njerëz që e kanë vjedhur e plaçkitur shtetin, dhe e kanë tradhtuar interesin nacional të Kosovës që nga pas lufta, PDK- LDK- AAK - NISMA dhe AKR. Sot të njëjtit njerëz dhe keqbërës vetëm disa ditë pasi e humben pushtetin i kërkojnë llogari për gabimet e veta Albin Kurtit, Vjosa Osmanit apo Donika Gërvallës, edhe pse këta janë në pushtet vetëm afër tre muajt e fundit”, shprehet Miftari.

Sipas tij, kjo tregon se Kosova nuk ka opozitë, por ka mafi politike dhe klane të interesit të disa bosëve të tyre që me dy këmbët  e dy duart janë thellë, deri në fyt të zhytur në krimin e organizuar, që nga vrasjet e pasqaruara e deri te vjedhja dhe përvetësimi i pasurisë së shtetit, deri te tradhtia ndaj popullin dhe vendit tonë.

“Kosova nuk ka as prokuror, as gjyqtar e hetues të pa varur që e mbron vetëm ligjin, shtetin dhe popullin, sepse do të ish dashur për të punuar 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, dhe burgu i Dubravës e ai i Dyzit ishte dashur me qenë deri sot plot me mafioz nga politika dhe oligarkët e mafies politike të Kosovës, me autobusë ishte dashur mej mbledh sit të akuzuarit dhe kriminelët e mafies politike të Kosovës që e kanë kthyer shtetin tonë dhe popullin tonë 50 vite mbrapa, e na kanë bërë si një strajcë lypsari jo si një shtet serioz dhe të drejtë”, përfundon Naim Miftari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat