Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka folur për ballafaqimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin e Parlamentit Ivica Daçiq.
Në seacën e javës së kaluar, a ia ka përmendur në sy Vuçiqit krimet serbe në Kosovë. Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Kamberi ka deklaruar se duke qenë një nga 6 deputetët opozitarë, është motivim i jashtëzakonshëm ballafaqimi me krerët serbë.
Ai ka treguar se në seancat parlamentare në Kuvend, ka tensione.
“Pavarësisht atmosferës së tendosur që mbretëron në seancat parlamentare, ku grupi ynë parlamentar prej 6 deputetëve është i vetmi opozitar nga 250 deputetë sa ka parlamenti, pavarësisht se ballafaqimet po bëhen me figurat më të larta në hierarkinë shtetërore (me kryekuvendarin Daçiq, me kryeministren Bërnabiq dhe Presidentin Vuçiq), ne jemi në anën e së vërtetës dhe të demokracisë. Ky është motivim i jashtëzakonshëm”, ka thënë Kamberi për “Bota sot”.
Deputeti ka thënë se është gjithmonë i rrezikuar pas deklaratave të tij në Kuvendin e Serbisë, porse ai ka zgjedhur të përfaqësojë vullnetin e zgjedhësve të tij dhe bindjet e tij politike.
“Sigurisht se në një Serbi të tillë, rreziku ekziston gjithmonë. Por, unë kam zgjedhur të jem deputet, rrjedhimisht të përfaqësojë vullnetin e zgjedhësve të mi dhe bindjet e mia politike. Kjo është detyrë e imja. Ky është mandati im”, ka thënë Shaip Kamberi./Botasot