Qeveria Kurti të mërkuren bën 100 ditëshin që nga fillimi i qeverisjes.
Zgjedhjet e 14 shkurtit arritën të sjellin fitoren e LVV-së duke lënë pas partitë e tjera politike.
Mirëpo pavarësisht që të mërkuren bëjnë 100 ditë qeveria Kurti po vazhdon të kritikohet nga opozita duke mos e vlerësuar punën e qeverisë aktuale dhe gjetur çdo mundësi për ta “sulmuar”.
Këto “sulme” qenë prezente që nga fillimi i qeverisjes dhe po vazhdojnë ende, shkruan “Bota sot”.
Por nga këtyre kritikave për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, duke i numëruar vendimet që qeveria Kurti ka marrë gjatë kësaj kohe.
Ai thotë se për 100 ditë qeveria mori 200 vendime.
“Dallimet janë shumë të mëdha. Janë marrë 200 vendime në këto 100 ditësh, është punuar në koncept dokumentet antikorrupsion. Koncept dokumenti për ligjin e Vettingut, Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligji për Gjykatën komerciale”, u shpreh ai.
Deputeti përmend edhe largimin e homologimit për automjete, zvogëlimin e pagave të zyrtarëve politike dhe largimi i shumë bordëve dhe drejtor që nuk kanë perfomuar mirë.
“Pastaj votimi për largimin e homologimit për automjete. Pastaj ndalimi i keqpërdorimëve nëpër ministri, zvogëlimi i pagave të zyrtareëe politik. Janë larguar shumë borde dhe drejtor që nuk kanë përformuar mirë. Është qeveria më e mirë që ka pasur shteti ynë këto 20 vjet e fundit”, përfundoi Bajqinovci për “Bota sot”.