Eksperti i sigurisë flet për ngjarjen në Gazimestan, zbulon planin operacional të Policisë së Kosovës

Politika

Eksperti i sigurisë flet për ngjarjen në Gazimestan, zbulon planin operacional të Policisë së Kosovës

Nga: A.Morina Më: 28 qershor 2021 Në ora: 21:58
Pamje nga Gazimestani

Gjatë ditës së sotme, vetura të shumta me serbë kanë shkuar në Gazimestan, për të marrë pjesë në kremten e Vidovdanit.

Kjo ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia e Serbisë e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Madje, gjatë këtij manifestimi u nevojit edhe ndërhyrja e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët në Gazimistan u konfiskuan disa bluza disa të rinjve serb.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi aksionin e policisë në Gazimestan dhe mundësinë e tensionimit të situatës.

Sipas ekspertit, Policia e Kosovës ka hartuar një pan operacional me rastin e Vidovdanit dhe ka parashikuar incidentet të cilat mund të vijnë nga individë të ndryshëm.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Policia e Kosovës e ka hartuar një plan operacional për kremtimin e përvjetorit të Vidovdanit.

Dhe bazuar në analizën e cila është bërë nga njësit relevante, mendoj që kanë paraparë edhe incidentet të cilat mund të vijnë nga individ të cilët ndoshta nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike mund të provokojnë si në të kaluarën”, deklaroi ai.

Tutje, Shala u shpreh se duke parë përvojën e veprimit nën presion të policisë tonë, situata u menaxhua mjaft mirë.

“Situata ishte e menaxhueshme nga ana e Policisë së Kosovës apo më mirë të themi njësitë speciale nga provoja me masat edhe më të shumta të qytetarëve në protesta dhe demonstrate, kanë përvojën e tyre të veprimit nën presion për të marrë vendimet e duhura operacionale”, vlerësoi eksperti i sigurisë.

Në fund, ai tha se ka mekanizmat e sigurisë kanë pasur koordinim në rast të rrjedhjes së informatave për ndonjë rrezik apo kërcënim nga pjesëmarrësit në festën e Vidodvanit.

“Dhe duke ruajtur rendin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve, e cila vjen si rezultat i punës të të gjithë mekanizmit të sigurisë, ku ka pasur bashkëpunim dhe koordinim në rrjedhjen e informatave relevante mbi nivelin e kërcënimit apo rrezikut të të gjithë pjesëmarrësve në këtë kremtim”, përfundoi Drizan Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat