Gjatë ditës së djeshme Kryetarja e Alternativës, njëherësh shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pasur rol në proceset formuese të Kosovës.
Megjithatë, Kusari – Lila theksoi se ka dallime të mëdha mes Thaçit dhe Kurtit.
“Ka dallime te mëdha. Dallojnë në përgatitje, në përformancë, në përvojë, dallojnë në komunikim. Me Kurtin jemi në të njëjtën gjeneratë. Në aspektin e diskutimit, kemi shumë më tepër ngjashmëri me Kurtin, sesa me Thaçin që vjen nga një përgatitje tjetër, e po ashtu edhe dallim gjeneratash”.
Në lidhje me këtë temë profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, thotë se një deklaratë e tillë e Kusari-Lila është e pritshme mirëpo sipas tij Kurti nuk ka ndikuar në proceset juridike të vendit.
Ai shton se tri partitë politike që kanë merr pjesë në proceset formuese të Kosovës janë PDK, LDK dhe AAK.
“Në kohën që po e kalon Kosova, kur në Qeveri është Kryemimistër Albin Kurti, nga shefja e Grupit parlamentar të VV-së, z. Kusari nuk pritet ndonjë mendim tjetër, përveç atij të thënë për Kryeministrin. Z.Kurti nuk ka ndikuar juridikisht në proceset formuese të shtetit të Kosovës. Përkundrazi! Çdo proces është kritikuar nga z.Kurti. Ai ka qenë rrjedhimisht kundër shtetformimit mbi planin e Ahtisarit. Në këtë proces, mirë a keq, janë tri parti që kanë bërë punë në proceset formuese të Kosovës. Këtu duhet përmendur PDK-në, LDK-në dhe AAK-në”, shprehet jurist.
Nga ana tjetër Kelmendi thotë se duke filluar nga korniza kushtetuese e deri tek shpallja e pavarësisë kanë gisht këto tri parti politike.
Ai thotë se Kurti po kundërshton shumë procese duke sjellë mendime dhe qëndrime të tjera mirëpo që mundësia të ndikohet Kurti është në formimin e Asocacionin mirëpo që juristi cek se e ardhmja mund të dëshmoj nëse Kurti do të ndikohet apo jo.
“Duke filluar nga Korniza kushtetuese, e duke dalur te shpallja e Pavarësisë, raportet ndërkombëtare dhe marrëveshjet me shtetin serb, janë të këtyre tri partive politike. Tash kjo po del nga deklaratat e z.Kurti. Çdo proces po e kritikon dhe po paraqet propozime e qëndrime tjera. Si brenda, ashtu edhe në raporte të jashtme, ka mendime të tjera. Z.Kusari këtë e dinë. Sa janë të drejta këto mendime mbetet të shihet. Shumë qëndrime janë të kapshme për shtetin. Këtu duhet përmendur proceset demokratike brenda vendit dhe marrëveshjet me shtetin serb që po kritikohen dhe natyrisht se janë të dëmshme. Shembull: Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Z.Kurti ka mundësi tash të ndikon dukshëm në proceset e ndërtimit të shtetit dhe të ruajtjes së tërësisë territoriale. Mbetët të shihet”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.