Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar marrëveshjen e arritur në vitin 2013 mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiq për formimin e asociacionit për komunat serbe në Kosovë.
Për këtë marrëveshje Lëvizja Vetëvendojse ka qenë gjithmonë kundër duke e shprehur në mënyra të ndryshme, madje duke bërë edhe aksione për të kundërshtuar atë.
Lidhur me këtë analisti politik Adem Bytyçi ka kritikuar Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën për aprovimin e asociacionit në Parlamentin e Kosovës.
Ai thotë se ata bënë gabim të pafalshëm.
“Gabimi më i pafalshëm i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, është marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë. Nuk diskutohet se anolimi i kësaj marrëveshje si dhe të gjitha marrëveshjet tjera të cilat i ka arritë Thaçi, me Vuçiqin, edhe nëse këto marrëveshje janë të disfavorshme për Kosovën, z. Kurti do ta ketë të pa mundur t'i ndryshojë”, ka thënë Bytyçi.
Ai thotë se kryeministri Kurti është në pozitë të vështirë sa i përket kësaj edhe pse ai ka refuzuar formimin e asociacionit me shumicë të komunave serbe.
Por ajo çka thekson Bytyçi është se, Kosovës nuk i mbetet tjetër veç se të veprojë sipas asaj që do t'i sygjerojnë SHBA-të.
Natyrisht se z. Kurti gjindet në një situatë të vështirë sa i përket asociacionit, për ta refuzuar ka deklaruar, por asociacionin e komunave me shumicë serbe qeveria Thaçi, Isa, e kanë aprovuar në Parlamentin e Kosovës me votat e 3/4 të deputetëve, sipas tyre asociacion pa kompetenca ekzekutive. Tani, Serbia insiston me çdo kusht të zbatohet asociacioni, jo pse serbët në Kosovë kanë pak të drejta, por Serbia e ka për qëllim të krijojë premisa për ndarjen e Kosovës... Më në fund Kosovës nuk i mbetet tjetër përveç se të veprojë sipas asaj që do t'i sygjerojnë SHBA-të”, përfundon Adem Bytyçi për “Bota sot”.