Një deklarat e të dërguarit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkaktuar bujë të madhe në Kosovë.
Grenell gjatë ditës së djeshme ka uruar serbët me rastin e Vidodvanit.
“Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët”, shkroi Grenell.
Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur prof. Dr. Binak Maxharraj.
Analisti shqiptar i cili jeton në Amerikë, thotë se, thotë se serbët e festojnë festën false të Vidovdanit.
Sipas tij, në këtë betejë kanë marr pjesë edhe shqiptarët.
“Serbët e kremtojnë festën false të Vidovdanit për çdo vjet në Gazimestan e cila lidhet me pëvjetorët e Betejse së Kosovës, e cila ishte një betejë e ballkanasve kundër Turqëve. Në këtë betejë nuk kanë marrë pjes vetëm serbët por edhe shqiptarët dhe etnitetet tjera ne Kosovë, anipse serbët dolën si humbësit me të mëdhënjë sepse në këtë betejë u vra princi serb Car LLazari. Edhe për shkakt të humbjës se serbëve ata Betejën e Kosovës e pëfetesuan si fitore shpirtnore për te cilën tash e 630 vjet thurin mite për të duke e mbajtë gjallë nacionalizmin serb”, thotë ai.
Sipas tij, me rastin e 600 vjetorit të kremtës se Vidovdanit, pra para 30 vitesh u mbajt një manifestim i madh serb ku morën pjesë nacilnalistë serbë nga krejt ish-Jugosllavia.

“Në këtë tubim fjalën e rastit e mbajti kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Nga ky vend kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq i lëshoi shëkndijat e para luftënxiste duke e ushqyer nacionalizmin serb i cili pastaj si kulshedra e tërbuar bënte fushatë për Serbinë e Madhe. Pas këtij fjalimi luftënixitës të Millosheviqit u ndez e krejt ish-Jugosllavija nisën luftat njëra pas tjetrës duke filluar së pari nga Sllovenia e së fundi deri në Kosovë, ku u bë kasaphane dhe gjenocid i pa parë nga ushtria e ish-Jugosllavisë dhe forcave paramilitare serbe. Edhe dje në përvjetorin e 630 të Betejës së Kosvës u tentua të festohet festa e Vidovdanit në Gazimestan por me përmsa shumë më të vogla. Por ajo së çka është e veçantë me rastin e festimit te Vidovdanit se përçudi serbëve u erdhi një urim i vaçantë nga një mik i tyre, nga një mbeshtetës i tyre, nga një proserb i përbetuar Riçard Grenell i cili në urimin e tij shkruan: “Sot nderojmë heronjt e Vidovdanit. Në këtë ditë me 1389 filloj beteja kundër Osmanëve ne Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shen Princin Llazar dhe deshmorët e shënjet serb””, potencon Maxharraj.
Ai shton se, Richard Grenell është pro serb dhe mik i Serbisë, dhe një antishqiptar i përbetuar.
“Për këtë urim nga ky faqezi dërguar serbëve për festen e Vidovdanit pati shumë reagime të mëdha nga figura të njohura të jetës politike dhe publike të Kosovë. Por jo nga të gjithë. Mungoi reagimi i “grenellistëve”të Kosovës siç janë Isa Mustafa, Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj, etj. të cilët dikur përuleshin para tij, gjunjëzohëshin duke e quajtur çdo kënd antiamerikan që ishte kundër Grenellit. E sot këta “grenellist” e ulin kokën si struci dhe nuk guxojnë ti reagojnë Grenellit për këtë urim makabër i cili si duket ua ka shti ethet në shpirtë dhe edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të flasin një fjalë kundër tij. Riçard Grenell, i cili me ndikimin e tij gjatë marrëveshjes së Uashingtonit e dëmtoi shumë Kosovën në dobi të Serbisë, ku serbët morën çdo gjë e Kosova humbi çdo gjë. Por ky gërmaç Grenell si i pa fytyrë që ishte krijoi edhe rrethin e vetë te “grenellistve” në Kosovë me të cilët mori pjesë drejtëpërdrejtë në rrezimin e qeverisë më të votuar demokratike të Albin KURTI I, duke e sjellë në pushtet në menyrë jo legjitime, jo kushtetuese, pra hajnisht, qeverinë e Pronto mafisë në krye me Avdullah Hotin – Dullën”, shton ai.
Sipas tij, është e pakuptueshme se si “grenellistet” e Kosovës Isa Mustafa, Skender Hyseni dhe Enver Hoxhaj e mbrojnë edhe më tutje pro serbin dhe antishqiptarin Grenell edhe ateherë kur nuk duhet të heshtin por të reagojnë, sepse ky urim i Grenellit në festen e Vidovdanit është kundër dhe për inat të shqiptarëve.
“Pra, ”grenellistet”e Kosovës edhe më tutje mbesin vegla të Riçard Grenellit, duke shpresuar se ai një ditë do të këthehet. Por, kotë e kanë sepse Grenelli së bashku me shefin e tij Trump kur më nuk do të hynë në Shtëpinë e Bardhë nga e cila populli amerikan i nxori dhunshëm”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.