14 shkurti i vitit 2021 solli në Kosovë një qeverijse të re, Lëvizjen Vetëvendosje me në krye liderin Albin Kurti.
Nesër Qeveria Kurti bën 100 ditë në qeverisje. Ai gjatë qeverisjes së tij ka marrë vendime të shumta, por edhe ka pasur kritika nga opozita e shoqëria cilive.
Analisti Hidajet Ahmeti për “Bota sot” ka komentuar punën e qeverisë këto 100 ditë. Sipas tij, duke e parë gjendjen faktike në Kosovë dhe të mjerueshme që vije nga qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti është për t’u vlerësuar pozitivisht.
“Në përgjithësi vlerësoj se Qeveria Kurti ka bërë punë të mira dhe ka inicuar shumë politika publike, rezultati i të cilave mund të shihet brenda një periudhe kohore. Duke u bazuar në realitetin faktik dhe gjendjen e mjerueshme që e kanë prodhuar qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti është për t’u vlerësuar pozitivisht, pasi kanë ndaluar "gjakederdhjen financiare" e kanë filluar punë për së mbari. Por prapë nuk jam i prirur t'i besoj logjikës së vlerësimit për një periudhe prej 100 ditësh, pasi problemet e akomuluara kërkojnë kohë, përkushtim maksimal e preofesionalizëm për t'i arritur rezultatet e prekshme”, ka thënë Ahmeti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/29/auto_auto_auto_auto_hidajet1485328110153114544615384890901624975863.jpg)
Ai tutje thotë se kjo qeveria ka anuluar shumë procedura tnderuese, pastaj shpenzime të parasë publike, ka shkarkuar borde të ndërmarrjeve publike ku vepruar me deficite.
“Shumë procedura tenderuese të kurdisura janë anuluar, shpenzime të parasë publike, incimin e ligjeve që drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit, shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike ku vepruan me deficite etj. Mendoj se programi qeverisës dhe implementimi i tij do të shihet në vitet e ardhshme të qeverisjes, por punët e mira janë për t’u vlerësuar”, përfundon analisti Hidajet Ahmeti.