Ajo ishte ministre në Qeverinë Kurti 1.
Po ashtu, edhe në Qeverinë e dytë të udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu dha besimi për udhëheqjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan "Bota sot".
Duke pasur këtë pozitë të lartë, Rozeta Hajdari është e detyruar që të deklarojë pasurinë e saj.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së ministres Hajdari.
Më deklarimin e pasurisë së saj, Hajdari ka deklaruar një banesë në vlerë prej 50,000.00 eurove.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/29/auto_palujshmeri1624987057.jpg)
Banesa është e madhe 60 m2, ndërkaq është blerë nga kursimet dhe pagat e ministres dhe të familjarëve të saj, shkruan "Bota sot".
Gjithashtu, si pasuri të paluajtshme, Hajdari ka deklaruar një veturë të tipit Ford Fiesta e cila ka vlerën e 3,000.00 dhe është blerë në vitin 2005.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/29/auto_vetura1624987128.jpg)
Ministrja e industrisë ka deklaruar se ka të kursyera 900.00 euro në një bankë në Prishtinë.
Më tej, Hajdari ka deklaruar edhe të hyrat vjetore, shkruan "Bota sot".
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/29/auto_para1624987204.jpg)
Sipas raportit të AKK-së, ministrja e Qeverisë Kurti ka këto të hyra 1,321.32 euro.