Tradhëtia e Grenellit, analisti: Ja pse u bë mik i Serbisë së Vuçiqit, Daçiqit dhe Millosheviqit!

Politika

Tradhëtia e Grenellit, analisti: Ja pse u bë mik i Serbisë së Vuçiqit, Daçiqit dhe Millosheviqit!

Nga: A.Morina Më: 29 qershor 2021 Në ora: 22:41
Richard Grenell

Richard Grenell, i dërguari i ish-presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, përmes një deklarate, ka shkaktuar reagime dhe debate të mëdha në Kosovë.

Amerikani Grenell gjatë ditës së djeshme ka përkujtuar Shën Princin Lazar dhe dëshmorët serbë, me rastin e Vidodvanit.

“Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët”, shkroi Grenell.

E këtë deklaratë të Grenellit e kritikoi ashpër analisti politik, Adem Bytyçi.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, u shpreh se Grenell po tenton ta deformojë historinë e shqiptarëve, duke mbajtur anën e Serbisë fashiste gjenocidale antishqiptare.

Image
Analisti politik, Adem Bytyçi

“Deklarata e Grenellit lidhur me Princ Llazarin dhe Betejnë e Kosovës është deformim e i së vërtetës historike në dëm të historisë së vërtetë të Dardanisë.

Richard Grenell ish-ambasador i Amerikës në Administratën e ish-Presidentit Trump , edhe më herët ka mbajtur anën e Serbisë fashiste gjenocidale antishqiptare”, deklaroi analisti.

Në vazhdim, pas kësaj deklarate të Grenellit, Bytyçi ngriti dyshime se ky diplomat i është shitur qeverisë aktuale serbe

“Prononcimi i fundit i ish-ambasadorit Richard Grenell , jo vetëm që nuk është në sinkron me administratën aktuale të SHBA- së, në raport me Kosovën, por me të drejtë mund të dyshohet se ky ish-diplomat amerikan i është shitur qeverisë aktuale serbe.

Lufta e Kosovës 15 qershor 1389 është një luftë e përbashkët e një koalicioni Ballkanik kundër perandorisë turke, në të cilën kanë marrë pjesë edhe shqiptarët. Këtë luftë e ka humbur Serbia dhe koalicioni Ballkanik kundër turqve, edhe pse Sulltan Murati është vrarë në këtë betejë”, theksoi ai.

Në fund, analistit rikujtoi kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi e dekoroi me mirënjohje Grenellin, ndonëse me këtë akt ai vlerëson se ky i fundit e ka tradhtuar miqësinë me Kosovën.

“Serbia e feston humbjen e kësaj beteje për qëllime hegjemoniste dhe ekspansioniste kundër Kosovës.

Tani edhe pse z.Thaçi, ish-Presidenti i Kosovës, i'a kishte ndarë një dekoratë në shenjë mirënjohje si mik i Kosovës, me aktin e fundit Richard Grenell, ka tradhtuar miqësinë me Kosovën dhe është bërë mik i Serbisë së Vuçiqit , Daçiqit dhe Millosheviqit”, përfundoi Adem Bytyçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat