Dy ditë më parë është mbajtur kremta e festës së Vidovdanit. Për këtë festë të cilën e festojnë serbët, ka uruar ish i dërguari i ish-presindetit Doland Trump, Richard Grenell përmes një shkrimi në twitter.
Ai në urimin e tij ka thënë “Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët”.
Dhe, për këtë urim ka pasur reagime të shumta nga politika e Kosovës.
Analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se qëndrimet e Grenellit nuk janë të befasishme më sepse ai ka kohë që ka shfaqur qëndrimet e tij proserbe.
“Dihet tanimë se Grenell është mik i serbëve dhe Serbisë, këtë gjë nuk e ka fshehur asnjëherë. Prandaj edhe ishte mbështetës i korrigjimit të kufijve, një tezë puro serbo-ruse. Nuk më befasojnë qëndrimet e Grenellit, ai moti kohë ka shfaqur qëndrimet e tij pro serbe, kështu që ka asgjë për tu habitur. Fati ynë i madh është se Grenell më ska ndonjë post të rëndësishëm në administratën amerikane, i përket të kalurës“, ka thënë analisti.
Sipas tij, ata të cilit mbi Grenellin e sulmonin Albinin, ata duhet të ndjehen të turpëruar.
Tutje ka thënë tezat e tij për Vidovdanin dëshmuan edhe një herë se kush është Grenelli i vërtetë.
“Ata që dikur mbi Grenellin e sulmonin Albinin, sot duhet të ndjehen të turpëruar dhe t'i kërkojnë falje Albinit dhe Vjosës, të cilët e kanë kundërshtuar moti kohë këtë mik të njohur të Serbisë. Grenell është mik i afërt i Hashimit dhe Vuçiqit, arsye e fortë për ta kundërshtuar. Tezat e tija dje për Vidovdanin dëshmuan edhe një herë se kush është Grenelli i vërtetë”, përfundon Mehmeti.