Kërkohet nga institucionet e Kosovës të jenë syhapur ndaj provokimëve të Serbisë

Politika

Kërkohet nga institucionet e Kosovës të jenë syhapur ndaj provokimëve të Serbisë

Nga: M.H. Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Ditë më parë në kremtën e Vidovdanit vetura të shumta me serbë kanë shkuar në Gazimestan, për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar.

Kjo ceremoni u lidhë me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia e Serbisë e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Mirëpo gjatë këtij manifestimi pjesëtarët e Policisë së Kosovës, u konfiskuan disa bluza disa të rinjve serb.

Në lidhje me “zhurmën” që u krijua në këtë ditë ka folur analisti i vendit Blerim Burjani, ai për “Bota sot”, u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilent për të ndaluar këto procese të dhunës.

Image
Blerim Burjan

Ai thekson që edhe policia duhet të ndërmerr masa që të mos eskaloj gjendja e sigurisë sepse këtë gjë e dëshiron Serbia.

“Institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilent, për të ndalë procese të dhunës dhe shkelje të rendit dhe ligjit. Policia duhet të ndërmarë masa e të mos eskaloj gjendja e sigurisë sepse këtë e dëshiron Serbia, për këta arsyje QeverIa duhet të jetë e gatshme të merr masa të duhura”, u shpreh Burjani.

Analisti tutje rithekson që duhet të jenë syhapur karsh këtyre veprimëve nga grupet kriminale të serbisë që merren me politikë.

“Pra duhet vepruar me vigjilencë, syçletësi dhe pa hezitim në rast të eskalimit të gjendjës nga grupet kriminale serbe që merren me politkën”, përfundon Burjani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat