Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999.
Për këtë qeveria e Kosovës ka në plan ta padisë Serbinë për gjenocid.
Padinë e kishte përmendur edhe kryeministri Albin Kurti, por së fundi e ka përmendur edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se një gjë të tillë mund ta bëjë Shqipëria.
Por njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani, për “Bota sot” thotë se kjo varet nga Shqipëria, e që sipas tij Koracia do të ishte mirë ta bënte këtë në emër të Kosovës.
Ai tutje e shpjegon se Shqipëria pasi është në fazën e anëtarësimit në BE mund të ketë probleme me tjerët si Spanjën që nuk e njeh Kosovën.
“Kjo varet nga Shqipëria por une kisha thënë se këtë duhet të bëj Kroacia në emër të Kosovës, do të ishte shumë më mirë, por nëse nuk ka ndonjë mundësi tjetër Kosova atëherë këtë ta bëjë edhe Shqipëria. Shqipëria është në fazën e anëtarësimit në BE andaj mund të ketë probleme me tjerët si Spanjën që nuk e njeh Kosovën apo edhe me shtetet tjera, të mos i vendoset ndonjë problem për procese integruese”, ka thënë Burjani.