100 ditëshi ‘problematik’ i Kurtit/ U mor me problemet e qeverive të kaluara, por ja çfarë bëri...

Politika

100 ditëshi ‘problematik’ i Kurtit/ U mor me problemet e qeverive të kaluara, por ja çfarë bëri...

Nga: A.Z Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:40
Qeveria Kurti

Mandatin për qeverisje nga zgjedhjet e 14 shkurtit, e mori më 22 mars Qeveria Kurti.

Qeveria Kurti 2 dje ka arritur të mbush 100 ditë që nga fillimi qeverisjes së saj.

Lidhur me 100 ditëshin e kësaj qeverie, analisti politik Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se këto ditë të Kurtit kanë qenë me probleme të qeverive të kaluara, duke përfshirë liberalizimin, dialogun, madje edhe të burgosurit në gjykatë special.

“100 ditëshi i qeverisë së kryeministrit Kurti ka qenë me shumë probleme të qeverive të kaluara korruptive të cilët Albin Kurtit ia lanë qeverinë e Kosovës rrëmujë, me pa siguri politike, sociale ekonomike e diplomatike. Ia lanë pa liberalizimin e vizave, me problemin e stërzgjatur dialogues me Serbinë, me gjykatën speciale të Hagës për të burgosur komandantët politikë të UÇK-së, të vjedhur, të plaçkitur e të rrënuar si ndonjë shtëpi që pas vdekjes së babait të pakujdesshëm e të pandershëm ia le pasardhësit shtëpinë të shkatërruar deri në themel e pasardhësi në vend që të merret me të ardhmen e shtëpisë ai duhet të kthehet mbrapa nga fillimi për ta ndërtuar shtëpinë e prindit të pandershëm”, tha ai.

Mehazi më tej potencoi se Kurti ka qenë i detyruar të nxjerrë ligje rindërtuese për shkak të qeverisjeve të mëparshme, në vend që të merrej me ligjet politike dhe ekonomike.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë 100 ditëve të qeverisjes në vend që të merrej me ligjet e perspektivës politike, ekonomike, sociale e diplomatike të Kosovës ishte i detyruar që gjatë 100 ditëshit të qeverisjes së tij të kthehet mbrapa për të nxjerrë ligje rindërtuese të Kosovës për shkak papërgjegjësive të qeverive të mëparshme. Qeveria e Kurtit ka qenë e detyruar të nxjerrë ligje jo për ta zhvilluar shtetin, po për ta rindërtuar prej fillimi për shkak fajeve të qeverisjeve të mëparshme të Kosovës”, shtoi Mehazi.

Më tej tha se 100 ditëshi i Kurtit do të thotë rindërtim për Kosovën, Mehazi përmend edhe disa ligje që i ka vendosur kjo qeveri siç është ligji për antikorrupsionin, konfiskimin e pasurirë, vettingun dhe ligji për gjykatën komerciale.

“Nga 200 ligje të 100 ditëshit qeveria e Kurtit 70% ka nxjerrë ligje rindërtuese të problemeve të mëparshme njëzetvjeçare qeverisëse, ligje për të shpëtuar Kosovën nga stagnimet politike, juridike e ekonomike sikurse qē janë: ligji për antikorrupsionin, ligji për Vettingun, Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligji për Gjykatën komerciale. Pra, 100 ditëshi i qeverisë së Kurtit e ka kuptimin e veprimeve rindërtuese të shtetit, më rëndë është rindërtimi i Kosovës sesa zhvillimi i Kosovë”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat