Nga e hëna deri në dhjetor të 2020-së, Agjencia Kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollimin e pasurisë së 954 zyrtarëve shtetërorë.
Në mesin e këtyre zyrtarëve është edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, shkruan “Bota sot”.
Kështu është vendosur në shortin e hedhur sot, për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.
Ditë më parë, Agjencia Kundër Korrupsioni ka publikuar deklarimin e pasurisë së deputetes Deliu.
Në deklarimin e saj, deputetja e PDK-së, ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme rreth 1 milionë e 340 mijë euro, shkruan “Bota sot”.
Gjithë kjo pasuri i përket bashkëshortit të saj.
Gjithashtu, Deliu si pasuri të paluajtshme ka deklaruar edhe dy vetura, një veturë e tipi Mini e cila është blerë në viti 2015, e cila kap vlerën e 20 mijë eurove. Kjo veturë është blerë me kursimet e Deliut.
Vetura tjetër e Lexus e cila i takon bashkëshortit të Deliut, ka vlerën e 30 mijë eurove dhe është blerë nga shitja e tokës.
Sa i përket parave të gatshme të mbajtura në institucion financiar, Deliu ka deklaruar se ka mbi 2 mijë euro.
Gjithashtu, ajo ka deklaruar edhe të hyrat e saj vjetore, shkruan “Bota sot”.