“Memli Krasniqi “viktimë” e komandantëve”/ Analisti jep lajmin e keq për kryetarin e ri të PDK-së

Politika

“Memli Krasniqi “viktimë” e komandantëve”/ Analisti jep lajmin e keq për kryetarin e ri të PDK-së

Nga: M.H. Më: 3 korrik 2021 Në ora: 23:01
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Gjatë ditës së sotme, Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.

Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër.

Në deklarimin e tij të parë pas marrjes së pozitës së kryetarit, Krasniqi tha se do të çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në krye të PDK-së.

Në lidhje me këtë temë, opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar zgjedhjen e Krasniqit kryetar të PDK-së.

Ai shprehet se i gjith procesi deri tek zgjedhja e Krasniqit si kryetar të PDK-së, i ngjasonte një skenari të përgatitur ku guximi për të pasur kundërkandidatë mungonte.

Sipas tij edhe Çitaku e kuptoi që nuk do të mund ta këndellte PDK-në për këtë arsyje edhe nuk kandidoi për kryetare të partisë.

Tutje, ai paralajmëron edhe zhdukjen e partisë duke thënë se nuk shërim për të vazhduar më tej.

Image
Binak Maxharraj

“Ashtu siç filloi shpejtë edhe përfundoi Konventa(Kongresi) e PDk bash si në kohën e monizmit me duartrokitje frenetike.Çdo gjë në Konventë shkoi si sahati, ashtu siç ishte planifiku para saj, pa kundër kandidat me Memli Krasniqin ku vetëm i cili edhe u zgjodhë kryetar i PDK-së si në Kongreset e monizmit me mbi 95% të votave apo mori 462 vota nga 469 sa ishin delegatë në sallë. Nuk pati kundërkandidat,sepse askush tjetër bile as komandantët trima nuk patën guximin të kandidojnë,sepse ata vetë e dijnë fortë mirë se në çfarë gjendje e kanë sjellë PDK-në. Këtë gjendje më së miri e kuptoj edhe z.Vlora Çitaku kur nuk pati guximin e as kurajon të kandidoj duke e ditur se PDK ka nevojë për një terapi të gjatë shërimi me rrezikshmeri të madhe që të mosmbijetoi. Duke e parë dergjën e madhe në të cilën ka rënë PDK sa për sy e faqe e gjetën me aminin edhe të atyre në Hagë”, u shpreh analisti.

Profesori më tej thotë se Krasniqi është viktimë e komandantëve që nuk dëshiruan të ishin ata që do ta sjellnin fundin e partisë.

Maxharraj shprehet se fundin e PDK-së do ta përcjell vetë Krasniqi pasiqë nuk do të ia del ta këndell fare.

“Turp e thjeshtë Memli Krasniqi është viktimë e komandantëve të cilët nuk deshtën që fundi tragjik i PDK-së të ju mbetë në dorë. Memli Krasniqi nuk është vetëvetja, ai më i pas edhe brinat siç thuhet në popull,nuk mund e shëron,nuk mund e nxjerrë PDK-në nga kriza morale në të cilën ka rënë pas tërmetit që fortë e goditi më 14 shkurt 2021, kur e rrëzoi hundë e buzë, bash sikur LDK-në. Memli Krasniqi nuk ka kurrfarë ilaçi për shërimin e PDK-së,sepse ai edhe pse është kryetar brenda PDK-së, kollitën edhe shumë të tjerë që rrinë në errësirë, sepse PDK brenda është hallakamë që as dreqi nuk mundë të i bije n'fije. Por “lavdia” më e madhe e Memli Krasniqit do të jetë kur t’i prinë funeralit të PDK-së”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat