Në Konventën e 10-të të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ishte kandidat i vetëm për kryetar të partisë, u zgjodh në krye të saj.
“Unë do të punojë qysh sot në krijimin e ekipit të ri ekzekutiv të PDK-së. Nuk do të jap një datë, por nuk ta vonojë shumë, padyshim që do të ndodhë shumë shpejt. Brenda këtij muaji po se po, por më shpejt se aq. Zgjedhjet lokale janë padyshim fokus shumë i rëndësishëm, ne kemi filluar me prezantimin e disa kandidaturave dhe do të vazhdojmë me kandidaturat e reja. Pastaj deri më datën 17 gusht do t’i kemi të gjithë kandidatët edhe për asamble. Në mënyrë që t’ua shfaqim drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës ofertën tonë të re, e që do të jetë përfaqësuese për secilin prej tyre”, ka deklaruar Krasniqi.
Lidhur me këtë, analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk është lajm i keq zgjedhja e Krasniqit për PDK, madje ai thotë se ka njerëz të mirë në PDK, sipas Shahut nuk është parti e kriminalizuar edhe pse grupe brenda saj mund të jenë.
“Zgjedhja e Memli Krasniqit nuk është lajm i keq, pasi ai është një politikan që vjen nga një familje intelektuale, është një politikan i rritur mes librash. Pastaj pavarësisht se z. Kurti i ngjiti bisht edhe kujt nuk kishte bisht dhe e perpunoi opinionin se gjithë politikanet veç atij janë hajna, kriminele e haraqista, e ai vetë është shenjt, nuk duhet të harrojmë se në PDK ka njerëz të mirë, patriot, nuk duhet të harrojmë se kjo parti ka bërë në qeverisje shndrrime të mëdha në Kosovë, ka qeverisë gjatë, është parti që bashkë me LDK kanë mbajtë Kosovën. Nuk është parti e kriminalizuar edhe pse grupe brenda saj mund të jenë të kriminalizuar”, tha ai.
Tutje ka shtuar se kjo parti edhe pse i ka ruajtur vlerat e luftës, ajo edhe ka abuzuar me ato vlera. Shahu thotë se Krasniqi duhet të mobilizoj paritin e tij, sepse pse janë dy në Hagë nuk do të thotë që është e gjithë PDK.
“Kjo parti nuk e ka shtrat të saj islamizimin e Kosovës, nuk e ka shtrat të saj antiamerikanizmin, ka në radhët e saj luftëtarë të vërtetë të UÇK se luftës siç ka shumë edhe anëtarë të UÇK se pasluftës. Kjo parti i ka ruajë vlerat e luftës, por edhe ka abuzuar me ato vlera. Kjo parti në qeveri bëri autostradat në Kosovë, siç la shumë gjëra pa bërë apo i bëri keq. Memli Krasniqi mirë do të ishte ta mobilizonte Partinë e tij të demoralizuar nga akuzat e pafundme të Albin Kurtit dhe nga qëndrimi në Hagë në Gjykatë speciale të dy figurave të saj Thaçi e Veseli. Këto nuk do të thonë se pse janë ato dy në Hagë është gjithë PDK në Hagë. As pse akuzoi Albini pa fund që te merrte pushtetin për të punësuar njerzit e tij. Nëse LDK është partia shtetformuese e Kosovës, PDK është partia trime e Kosovës. Nëse PDK bëhet më e mirë, është fat për Kosovën”, shtoi Bytyçi.