Qeveria Kurti javën e kaluar ka mbushur 100 ditë që nga qeverisja e saj.
100 ditëshi i qeverisë Kurti u diskutua mjaftë shumë, duke u gjendur përballë një mori kritikash nga opozita, shkruan “Bota sot”.
Ishte Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti në 100-ditëshin e votimit në Kuvend.
Në lidhje me këto kritka të LDK-së, për “Bota sot”, ka folur opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.
Ai u shpreh se qeveria Kurti ka arritur të çkapë institucionet nga kthetrat e LDK-së dhe PDK-së e asnëjhere nuk është duke e fundosur vendin.
Profesori thotë më tej se për këtë periudhë të shkurtur kohore Kurti ka arritur të ketë rezultate të knaqshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/05/auto_Binak-Maxharraj1625513304.jpg)
“Qeveria Kurti II nuk po i kapë por po i ç’kapë institucionet nga kthetrat e LDK-së dhe PDK-së. Qeveria Kurti II këto ditë i mbushi 100 ditët e ekiztencës në kry të shtetit. Qeveria Kurti II erdhi si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 ku LVV dhe Lista “Guxo” fitun mbi 50% e mjaftueshme për të krijuar qeverinë e cila edhe u formua më 22 mars 2021 që i bie se këto ditë i mbushi rrafsh 100 ditë të ekzistencës dhe punës së saj. Është bërë zakon që të vlerësohet puna 100 ditëshe e çdo qeverije në ardhje, anipse mendoj se kjo periudhë është aq e shkurtër për tu arritë ndonjë rezultat i kënaqshëm në fusha të ndryshme, kur dihet se asnjë qeveri në kushtet normale, e lërë më në kushtet katastrofale të keqmenaxhimit të shtetit nga qeveritë e kaluar me të cilat qeveria Kurti II duhet të ballafaqohet që në fillim të punës së saj sepse Qeveria Kurti II në fillim të punës së saj hasi në një terren të pa përshtatshëm për të vepruar normalisht,sepse ajo trashëgoi nga qeveritë e kaluar një rrëmujë në menaxhimin e keq të shtetit ku çdo gjë i përngjante situatës së pas luftës apo të një katastrofe natyrore”, u shpreh ai.
Më tej, profesori thotë se LDK ende nuk po këndellet nga humbja e tyre dhe kritikat po vazhdojnë të jenë të paarsyshme.
Maxharraj shton se për të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar vendit tashmë po mundohen të ia adresojnë qeverisë Kurti e që e njejta që po akuzojnë kanë nxjerrë 200 vendime dhe kanë arritur të ç’kapin shtetin nga Pronto mafia e PDK-së dhe LDK-së.
“Qeveria Kurti II në fillim,pra,hasi në shumë pengesa, në shumë stogje bërllogu të punës së qeverive të kaluar, ku mbizotëronte jo interesi për menaxhimin e mirë të shtetit nga grupet e konfliktit të interesit, por dominonte euforia e kapjes së shtetit, hajnis dhe plaçkitjës së tij i cili karakterizohej me një shkallë të lartë korrupsionit i cili nuk luftohej fare. Por,kritikat drejtuar nga opozita e cila ka mbetë si e pa shpirtë,e cila ka mbetë në margjina, të cilët që nga 14 shkurti 2021 populli i nxorri si plaçkat e palara në opozitë, nuk po munden ta marrin vetën e as të paramendojnë se janë në opozitë por për çdo ditë për fëlliqësirat e tyre që ia lanë kësaj qeverie si bishat e egra, po mundohen pa kurrfarë argumentësh të gjuajnë shkelma në qeverinë Kurti II duke e quajtur qeveri mashtrues,keqmenaxhuese,po e e akuzojnë qeverinë se gjoja ajo tash po e kapë shtetin kur ata po bëjnë luftë titanike për çkapjën e shtetit në të gjitha segmentet e deri te ajo kur e quajnë qeverinë Kurti II, si qeverinë më të dobët të pas luftës. Megjithatë Qeveria Kurti II gjatë këtyre 100 diteve bëri punë të mëdha. Ajo për këto 100 ditë aprovoj mbi 200 vendime te cilat kryesishtë kanë të bejnë me ç’kapjën e shtetit nga Pronto mafia e PDK dhe LDK”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.