“Opozita e plagosur”, Maxharraj ka disa fjalë për LDK-në

Politika

“Opozita e plagosur”, Maxharraj ka disa fjalë për LDK-në

Nga: M.H. Më: 7 korrik 2021 Në ora: 14:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria Kurti së fundmi ka mbushur 100 ditë që nga qeverisja e saj.

100 ditëshi i qeverisë Kurti u diskutua mjaft shumë duke përballur me një mori kritika nga opozita.

LDK ishte njëra nga partitë që kritikoi qeverinë Kurti duke mos qenë e kënaqur me qeverisjen e tyre.

Në lidhje me këtë temë opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se nuk qëndrojnë kritikat e opozitës duke cekur që edhe rinisjen e bisedimëve me Serbinë e ka filluar me një performancë ndryshe nga qeveritë e mëparshme.

Ai shton se kërkesat e Kurtit ndaj Serbisë janë të qarta dhe se guximi i tij në takim me Vuçiqin ishte një tjetër nivel.

Image
Binak Maxharraj

“E veçantja e qeverisë Kurti II edhe përkundër skeptikëve më të mëdhenj me insistimin e miqëve tanë ndërkombëtar,anipse nuk e kishte fillimisht prioritet, e nisi dialogun me Serbinë,por me një përformancë thellësisht ndryshe nga qeveritë e mëparshme, duke i treguar Serbisë se çfarë kërkon në dialog, duke ia bërë me dije atë çfarë qeveritë tjera nuk patin guxim të ia thonë, parashtroi për herë të parë kërkesën në dialog se Serbia duhet ta njoh Kosovën e deri te gjenocidi dhe padia e Serbisë për gjenocid”, u shpreh ai.

Në fund, analisti thotë se humbjen opozita ende nuk po e pranon dhe kjo po arrinë që LDK të jep kritika të pabaza për qeverinë Kurti II.

“Me këto kërkesa Kurti e mbështeti Vuçiqin për muri dhe e la pa frymë. Por,dialogu vazhdon ky Kurti në asnjë menyrë nuk do të lejoj që Kosova të nëpërkëmbet të poshtërohet. Por,megjithatë opozita e cila është e plagosur si bisha pas furtunës dhe stuhisë së popullit të cilën e gjuajti si leckën në opozitë as se si të merr vetën por gjithnjë po bëhet më e qartur në kritikat e saj vend e pa vend për qeverinë Kurti II”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat