Përplasja e Kurtit me opozitën në Kuvend/ Juristi tregon se në favor të kujt ishte marrëveshja e Uashingtonit

Politika

Përplasja e Kurtit me opozitën në Kuvend/ Juristi tregon se në favor të kujt ishte marrëveshja e Uashingtonit

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasur debate në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ju drejtua kryeministrit aktual Albin Kurti se me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington ka thyer izolimin ndërkombëtar.

Mirëpo kësaj iu kundërpërgjigj vet kryeministri Kurti duke thënë se, ajo marrëveshje i parapriu hapjes së portës për presidentin serb.

“Do të ishte e pamundur për Serbinë që kreun e saj shtetëror, pjesëmarrësin e luftërave në ish-Jugosllavi, ministrin e Informatave të Millosheviqit ta mirëpresë pa ia shtruar paraprakisht qilimin e kuq pikërisht dikush nga vendi i viktimave dhe askush më pak se sa kryeministri i atëhershëm. Pra, ky ishte efekti i menjëhershëm i atij nënshkrimi para se të ndodhë”.

Njohësi i çështjeve politike në vend Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, nuk ishte marrëveshje perfekte për asnjërën palë, por që Kosova nga ajo marrëveshje fitoi njohjen nga Izraeli.

“Nuk ishte marrëveshje perfekte për asnjërën palë, gjuha e Kurtit është retorik politike e kundërt me qëllim të caktuar me Hotin. Kurti nuk e pranon këtë marrëveshje dhe tash të gjitha tjerat janë retorik politike dhe procese politike pozitë dhe opozitë. Kosova prej asaj marrëveshje ka fituar njohje nga Izraeli kjo është me rëndësi që pas një kohë të gjatë u bë edhe një njohje për Kosovën”, ka thënë analisti.

Ai gjithashtu përmend edhe dokumentin për Ujmanin për të cilin thotë se, Ujmani nuk duhet të jetë temë pazari me Serbinë.

“Vizibiliteti për Ujmanin ishte pozitive si dokument, nuk e mendoj se Ujmani të jetë temë pazari me Serbinë. Ujmani është i Kosovës ka gjëra tjera përfitimi ekonomik kjo marrëveshje varet nga palët se a do të zbatojnë normal, moszbatimi mund të jetë problem për palët, tash në Kosovë ka një vlerësim të tillë nga Qeveria e mazhorancës”, përfundon Blerim Burjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat