Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë pasur disa herë fërkime ndaj njëri tjetrit.
Një i tillë u vërejt edhe në Forumin e Prespës, ku kryeministri Rama e injoroi kryeministrin Kurti.
Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një lider i pa korruptuar, i cili i kundërshton projektet serbe.
Gjithashtu, Maxharraj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, ku ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë për ta fituar simpatinë e Serbisë.
“Por edhe takimet e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, janë të ftohtë aspak vëllazërore, siç janë me Vuçiqin, sepse thjeshtë Albin Kurti si një lider i pakorruptuar, në krahasim me Edi Ramin i mbushur deri në fyt me korrupsion, të cilin e kundërshton fuqishëm në projektet pro serbe në dëm të Kosovës, sepse Kurti është një lider i pastër, i pa korruptuar dhe nuk mund të shantazhohet as nga Vuçiq e aq me pak nga Edi Rama, sepse ky i thotë jo projekteve serbe që kanë për qellim shkatërrimin e pavarësisë së Kosovës, që është edhe qëllimi i Serbisë, e për të fituar simpatinë e Serbisë, Edi Rama i injoron liderët Kosovës gati të gjithë me radhë, sepse ky është një njeri me ndjenja dhe shpirt despoti pa ndjenja patriotike për shtetin e vet, i cili mendon se ai duhet të jetë më i madh që kollet në të gjitha trojet shqiptare, po që doli që të jetë më i mbrapshti dhe një hiç, një askush i cili për një serb (Vuçiçin) i jep, i përbuzë dhe i injoron liderët shqiptar”, ka vlerësuar Maxharraj për “Bota sot”.