Bashkësia Lokale e Karaqevës, i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla.
Përmes kësaj letre, Selver Lenjani, kryetar i kësaj bashkësie, ka thënë se kërkojnë që në takimin e radhës me Serbinë në Bruksel, të diskutohet edhe për çështjen e Karaqevës.
Lenjani për gazetën “Bota sot” ka thënë se përmes kësaj letre kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me atë pjesë dhe lëvizjen e xhandarmërisë serbe atje.
Ai ka shtuar se banorët e Karaqevës presin që këto kërkesa të merren parasysh.
Më poshtë letra:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/08/auto_donika1625755941.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/08/auto_albin1625755930.jpg)