Vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Kelmendi: Me BE-në kurrë nuk do të ketë marrëveshje – kjo ide e Kurtit nuk do të pranohet nga SHBA-ja

Politika

Vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Kelmendi: Me BE-në kurrë nuk do të ketë marrëveshje – kjo ide e Kurtit nuk do të pranohet nga SHBA-ja

Nga: N. H Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në Bruksel muajin e kaluar është zhvilluar takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga BE-ja, por përveç diskutimeve për dallimet që kanë palët, asnjë vendim nuk është arritur.

Në lidhje me këtë proces, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, dhe profesori i shkencave politike, Jeton Kelmendi, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, derisa “frenat” e dialogut do t’i ketë Bashkimi Evropian nuk do të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas profesorit ndërkombëtar, çelësi i këtij ngërçi janë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image
Prof. Jeton Kelmendi PhD

“Përderisa Bashkimi Evropian do t’i ketë frenat e dialogut, kurrë nuk do të arrihet marrëveshja, derisa këto frena nuk i marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kështu ka ndodhur edhe me pavarësinë e Kosovës. Kjo çështje ishte shtyrë deri në vitin 2008-të, pasi nuk pati marrëveshje as në Bruksel, dhe as në Vjenë gjatë bisedimeve ndërmjet palëve; Kosovë-Serbi, por u desh presidenti George Bush të deklarohej se në qoftë se nuk e njeh BE-ja do ta njohë unë njëanshëm. Kësisoj do të ndodhë edhe kësaj radhe, ku presidenti Joe Biden do të thotë se kjo punë është mjaftë, ku pritet ta rritë presionin tek të dyja palët, dhe definitivisht edhe te Bashkimi Evropian, i cili është treguar fare-fare qyqar në raport me këto negociata, pasi dorën në zemër këto negociata nuk kanë qenë krejtësisht të suksesshme”, është shprehur Kelmendi, për “Bota sot”.

Tutje Kelmendi ka bërë me dije se propozimi i kryeministrit Kurti është vetëm një fushatë e tij për zgjedhjet e reja lokale, pasi që sipas profesorit, kjo ide e të parit të ekzekutivit nuk do të pranohet as nga BE-ja dhe as nga SHBA-ja.

“Edhe presioni që ka bërë Bashkimi Evropian nuk ka qenë adekuat, ta zëmë mbi Serbinë. Kosova duhet ta krijojë Asociacionin, dhe kjo nuk do më shumë diskutim. Ajo çfarë po propozon kryeministri Kurti, është vetëm një fushatë e tij për përgatitje për zgjedhje lokale. Në asnjë rrethanë, as Serbia, as SHBA-ja dhe as BE-ja nuk do ta pranojnë Këshillin Nacional siç e quan kryeministri Kurti, për faktin se kjo pavarësi që e kemi dervion nga pakoja e Ahtisaarit dhe është kategori kushtetuese Asociacioni. Është e dhimbshme, sigurisht se është një padrejtësi e madhe për ne, por është detyrim ndërkombëtar, dhe kushdo që vije në qeveri nuk e ka qare, secili njeri që do të vije në atë pozicion, nuk e ka qare pa i zbatuar detyrimet ndërkombëtare”, tha në fund, profesori i shkencave politike, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat